De Gea pritet të jetë kapiten i ri i Manchester United

Portieri i Manchester United, David De Gea do të jetë kapiten i skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, Harry Magiure u emërua kapiten i Man United, në vitin 2020.

Por, tifozët e ‘Djajve të Kuq’ nuk duken të kënaqur me anglezin, pasi ai kishte paraqitje jo të mirë në sezonet e fundit.

E nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag, portieri i Man United, De Gea do të marr detyrën e kapitenit të skuadrës, këtë e ka bërë të ditur ‘Mirror’.

Spanjolli është pjesë e gjigantit anglez që nga viti 2011, kur u transferua nga Atletico Madrid drejt ‘Old Trafford’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Kuptova që je fals”, a ishte dedikim për Piquen kënga e fundit e Shakiras kur ajo i këndon tradhtisë?

Story i radhës

Drejtori i EMV-së zotohet se nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike

Të fundit nga