Drejtori Halili: Fokus i veçantë i FIZHT-it është mbështetja e të rinjve të cilët janë e ardhmja jonë

min lexim

Sot u hap INO FAB LAB, laboratori i parë Fab Lab në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili u themelua me mbështetjen e Fondit në kuadër të “Sfida për krijimin e laboratorëve të prodhimit FAB LABS”.

DFIZHT Halili : Një fokus i veçantë i FIZHT-it është mbështetja e të rinjve të cilët janë e ardhmja jonë dhe krijimi i kushteve dhe kulturës së ndërmarrësisë tek ata, nga ku shumica prej tyre të qëndronin dhe ndërtonin të ardhmen e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këta laboratorë do t’u ofrojnë të rinjve qasje në teknologji dhe materiale të avancuara dhe për këtë arsye jam veçanërisht krenar që në këtë mënyrë u japim shans dhe mundësi të gjithë të rinjve entuziast të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre si dhe të fitojnë përvojë përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në kërkimin shkencor-hulumtues dhe të ndikojnë në zhvillimin e karrierës së tyre dhe të shoqërisë sonë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=566160451741092&set=pcb.566160475074423

Story i mëparshëm

Kuçi: Tre qendrat rajonale të arsimit dhe aftësimit profesional shndërrohen në qendra ekskluzive për arsimimin e kuadrove

Story i radhës

Befason Presidenti i PSG-së: Paratë nuk patën rëndësi për Mbappen, Reali ishte gati të paguante më shumë

Të fundit nga