Sot, drejtori i Librave Amë, z. Faton Fazliu, vizitoi Zyrën e Librave Amë në Kumanovë, ku zhvilloi një takim të rëndësishëm me stafin e kësaj zyre. Gjatë takimit, u diskutuan situata aktuale, sfidat e përditshme dhe problematikat që hasen në kryerjen e detyrave të tyre.
“Z. Fazliu dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe nevojat e të punësuarve, duke diskutuar mundësitë për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Ai theksoi angazhimin për të siguruar mbështetje dhe për të adresuar sfidat me të cilat përballen këto zyra.
Një moment i rëndësishëm i takimit ishte prezantimi i udhëheqësit të ri të Zyrës së Librave Amë në Kumanovë, z. Blerim Abazi. Z. Fazliu u shpreh i bindur për aftësitë dhe përkushtimin e Abazit, duke e cilësuar atë si një profesionist të dëshmuar që do të sjellë përmirësime dhe risi në funksionimin e zyrës.
Ky hap synon të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, duke forcuar bashkëpunimin mes stafit dhe udhëheqjes”, thuhet në njoftimin e drejtorit Fazliu.
Burimi: alfax.mk