Drejt profesionalizmit dhe përgatitjes së mësimdhënësve si kërkesë esenciale për krijimin e identitetit profesional!

min lexim

Mësimdhënësi i shek. XXI është reflektues dhe vetkërkues për sukses dhe përmirësim të performancës në punë, duke e ndërlidhur këtë drejtpërdrejtë me nevojën personale për ndryshime dhe zhvillim.

Kështu, duke qenë kërkues dhe njëherit duke synuar për të përmbushur Standardin për Zhvillim Profesional (njëri ndër standardet profesionale i performancës së mësimdhënësve), mësimdhënësit shohin zhvillimin profesional si një domosdoshmëri të kohës. Gjithashtu, këtë të fundit e theksojnë edhe kërkesat e kornizës ligjore për licencim të mësimdhënësve.

Ndërsa, nëse i referohemi gjendjes lidhur me funksionimin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve – në nivelin parashkollor (që thekson edhe Standardi 5 i Standardeve të përgjithshme të Edukimit Parashkollor (3-6vj.) në Kosovë), shohim se ekzistojnë dallime të theksuara në format dhe mundësitë e organizimit dhe vijimit të aktiviteteve për ZHP. Kjo nënkupton një sinjal që i referohet dallimeve në mundësitë për ZHP në mes të institucioneve publike dhe private.

Njëkohësisht, theksohet një ndikim më i madh i trajnimeve të ndjekura së fundi (muajt e fundit) në përmirësimin e performancës së edukatoreve. Prandaj, kjo e vë në pah domosdoshmërinë e organizimit të trajnimeve në vazhdimësi por edhe kërkesën për një organizim dhe planifikim më të mirë të aktiviteteve për ZHP karshi nevojave të stafit.

Rrjedhimisht, duke parë gjendjen e ZHPM, si një kërkesë e domosdoshmëri që del nga vet korniza ligjore dhe përceptimet e vet stafit edukativo-arsimor në institucionet parashkollore, bëhet fjalë për një nevojë emergjente të ndërhyrjes së organeve kompetente në përmirësimin e kësaj komponente.

Si të veprohet?

Bazuar në veçoritë e situatës janë disa faktorë që theksojnë nevojën dhe sinjalin për intervenim.

Prandaj,

Mendohet në krijimin e një rrjeti bashkëpunues në mes të institucioneve parashkollore, nivelit qëndror dhe ofertuesve të programeve trajnuese për të hartuar politika brenda institucioneve parashkollore, për të rishikuar listën e programeve të akredituara të trajnimeve dhe për të përcaktuar kriteret adekuate bazuar në nevojat e stafit edukativo-arsimor.

Ofertuesit e programeve të trajnimit duhet të përzgjidhen në bazë të nevojave të stafit, ku menaxhmenti i institucionit duhet të hartojë rregullore të bazuara në Kornizën për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve dhe në UA përkatës.

Kërkohet zhvillim i standardeve dhe politikave që do të rregullonin funksionimin dhe mbikqyrjen e punës së institucioneve parashkollore private por edhe do të theksonin përgjegjësinë e nivelit qëndror karshi nevojave të këtyre institucioneve.

Nevojitet të krijohet një mekanizëm i llogaridhënies lidhur me gjendjen e ZHPM në nivel komunal, në mënyrë që të mundësohet një ofertë e plotë e ZHPM.

Procesi i ZHPM brenda institucioneve arsimore duhet të monitorohet nga Inspektorati i Arsimit (bazuar edhe në kërkesat për licencim të mësimdhënësve), organ ky i cili do të identifikojë mangësitë dhe nevojat e stafit, për t’i bartur në vazhdim rezultatet te politikëbërësit.

Duke qenë se tashmë kemi Projektligjin e ri për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, shpresojmë të jenë specifikuar qartë përgjegjësitë e të gjithë akterëve relevant për ndërtimin një procesi të ZHPM si një burim thelbësor për zhvillimin e kapitalit njerëzor!

Story i mëparshëm

CEO i Terraform Do Kwon fshihet në Serbi thanë autoritetet Koreane

Story i radhës

Putin dhe kryeministri armen diskutojnë për “sigurinë kufitare Azerbajxhan-Armeni”

Të fundit nga