Dramën në Prizren e fiton Bashkimi

min lexim

Bashkimi ka mundur Penzën me rezultat 71:67 (19:13, 15:17, 17:15, 20:22), në xhiron e parë të Superligës së Femrave.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku mysafiret kishin epërsi deri në tri pikë, ndërsa në fund të kësaj pjese vendaset shkëputen për 19:13, sa përfundoi kjo pjesë.

Në periudhën e dytë prizrenaset epërsinë më të lartë e kishin tetë pikë, 24:16, e më pas zhvillohet lojë më e barabartë, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 34:30.

Skuadra pejane më mirë e nisi pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku rikthen epërsinë në favor të saj, 38:41, megjithatë, skuadra prizrenase sërish u këndell ku rikthye sërish rezultatin, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishte 51:45.

Bashkimi vazhdoi me lojë të mirë dhe arriti epërsinë më të lartë, plot 17 pikë, 64:47, por asgjë nuk kishte përfunduar dhe kampionet e Kosovës bën mrekullinë, duke barazuar rezultatin në 67:67, dhe kishin rastin edhe të kalonin në epërsi, por Ermelinda Gjukaj nuk shënoi nga një pozitë e mirë dhe këtë e shfrytëzoi Bashkimi, që në fund triumfoi 71:67.

Te Bashkimi u dalluan Aulona Muhadri me 14 pikë e 13 kërcime dhe Ellyn Lee Stoll me 29 pikë e katër kërcime, kurse te Penza u dalluan Caitlin Jenkins me 18 pikë e 30 kërcime dhe Antoinette Thommson me 19 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Kontrata për korridoret 10 dhe 8 do të lidhet me një kompani me famë ndërkombëtare

Story i radhës

Në rajonin e Gjilanit, KEDS’i kap hajnat e rrymës

Të fundit nga