Dramë në kryeqytet, triumfon Sigal Prishtina

October 22, 2022
1 minut lexim

Një ndeshje dramatike u zhvillua në kryeqytet, ku Sigal Prishtina mundi Ponte Prizrenin me shifrat 90:88 (23:21, 23:26, 26:17, 18:24) në xhiron e shtatë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, me vendasit që për një nuancë ishin më të mirë, por pa arritur të shkëputen dhe kjo pjesë përfundon 23:21. Në periodën e dytë ndodhi e kundërta e të parës, ku mysafirët ishin për një nuancë më të mirë, duke e bërë ndeshjen interesante dhe të barabartë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 46:47.

Por, pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë vendasit e nisën fuqishëm, duke krijuar epërsi deri në 13 pikë, 67:54, megjithatë prizrenasit paksa e zbutën këtë epërsi dhe shifrat pas 30 minutash ishin 72:64.

Mysafirët e nisën furishëm periodën e katërt me një seri të suksesshme, duke barazuar rezultatin në 73:73, por tetë pikë radhazi nga Dardan Berisha inspiruan kryeqytetasit, megjithatë dramë u zhvillua deri në sekondat e fundit, pasi prishtinasit kishin epërsi 89:80, por që ngushtohet minimalisht nga prizrenasit në 89:88, ndërkohë që ndeshja përfundon 90:88 edhe pse mysafirët e kishin mundësinë në aksionin e fundit, por nuk e shfrytëzuan.

Te Sigal Prishtina u dalluan Dustin Thomas me 16 pikë e 17 kërcime, Dardan Berisha me 24 pikë dhe Jan Palokaj me 21, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Meriton Ismaili me 22 pikë e 12 kërcime dhe Urim Zenelaj me 12 pikë e 14 kërcime.

Prishtinasit kanë pesë fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit tri fitore e katër humbje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

39 vjeçarja rrëfen problemin: Unë vazhdoj të lag veten dhe luftoj për të pasur orgazma të forta pasi linda tre fëmijët

Story i radhës

Specializantët e financuar nga shteti duhet të punojnë në institucione

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë