Reperi kanadez, Aubrey Drake Graham, ka publikuar së fundmi albumin e tij të ri të quajtur “Honestly, Nevermind”.
Dhe njërën nga këto këngë e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale, madje me një ngjarje mjaft interesante po aq edhe qesharake.
Në klipin epik gati 10-minutësh “Falling Back”, të drejtuar nga Director X, Aubrey Graham martohet me 23 vajza.
Në hyrje, ai shfaqet duke marrë disa këshilla nga ish-partneri i Khloe Kardashian, basketbollisti Tristan Thompson.
Ylli i NBA-së e pyet nëse është ‘gati’ për të marrë veprime e të ecë nëpër altar, dhe përgjigja e Drake ka qenë direkt dhe e menjëhershme.
“Është një kohë e mirë për mua, jam gati, jam i dashuruar”, thotë më tutje ai.
Drake më pas qëndron në altar, gati për t’u thënë “PO” 23 nuseve të tij. Ai bën shtrëngime duarsh të veçanta me secilën prej tyre përpara se t’u vendosë unaza në duar.
“Unë mendoj se ai po i merr seriozisht këto”, thotë nëna e Drake, Sandi Graham.
Ata më pas shkojnë në festën e pasme ndërsa Drake zbret në pistën e vallëzimit me 23 gratë e tij të reja, të cilat secila pozojnë për portretet e dasmës së tyre.
Drake hodhi albumin e tij të shtatë me gjithsej 14 këngë, në mesin e tyre kishte edhe bashkëpunime.