Drake e thotë troç: Shikoj video p*rnografike çdo ditë!

min lexim

Drake ka zbuluar së fundmi disa të pathëna për jetën e tij private gjatë intervistës për  ‘The Howard Stern Show’ pas publikimit të albumit të ri muzikor të tij dhe të 21 Savage ‘Her Loss’.

Reperi, i cili u shpreh se do të jetë i sinqertë, foli për një sërë temash, duke përfshirë pornografinë dhe me sa femra shoqërohet në të njëjtën kohë.

“Unë shikoj video p*rno në përditshmëri,” tha ai.

Drake shpjegoi se ai priret të shikojë p*rno “çdo ditë”. Edhe pse ata nuk u martuan kurrë, nëna e djalit të tij Adonis, Sophie Brussaux, është një ish-p*rnostare që quhej Rosee Divine.

“Kjo është ajo me të cilën jam akorduar vazhdimisht në përditshmëri. Si, në të vërtetë, ata janë superyjet e vërtetë të botës për mua.”– u shpreh Drake.

Kur u pyet nëse ai mund ta shihte ndonjëherë veten duke u martuar apo në lidhje me një grua, Drake u shpreh:

“Jam i sigurt se mundem, e dini. Mendoj se përfundimisht, pasi kjo është thënë dhe bërë për ne dhe se varësia nga puna, suksesi dhe lëvizja përpara ka mbaruar, ndihem sikur të gjithë do të kemi nevojë për diçka të vërtetë. Shpresoj që të mos jetë vonë”– përfundoi reperi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bombardimi i mbush mend adhuruesit e Putinit

Story i radhës

Studentët ushqehen me 2400 denarë në muaj në Maqedoni

Të fundit nga