Bombardimi i mbush mend adhuruesit e Putinit

Meqenëse Perëndimi, NATO, më saktë SHBA dhe Anglia ndihmuan në çlirimin e Kosovës, ato duhet të ndihmojnë edhe në përfundimin e shtetit. Duke përkëdhelur Serbinë, nuk arrihet asgjë. Kjo është dëshmuar tash e dy dekada. Më në fund duhet të kuptojnë liderët e sotshëm perëndimorë pse NATO qe detyruar të bombardojë Jugosllavinë atëhershme.

Arsyeja është e thjeshtë: qysh nga çlirimi i Ballkanit nga Kalifati Osman, në Ballkanin Perëndimor ka dominuar e vërteta e Kalifatit Ortodoks Serb. Kush nuk i ka besuar, është dhunuar deri në nënshtrim, është vrarë apo është dëbuar. Me fashistët nuk mund të negociohet. Për këtë dëshmon historia: ose ngadhënjehet mbi ta, ose humbet! Alternativë tjetër nuk ekziston.

Fakti i parë: Vuçiqi dëshiron patjetër të fitojë më shumë sesa ka humbur ati i tij ideologjik Millosheviqi. Ai ka një synim: ta tejkalojë atë. I verbuar nga nacionalizmi serb, ai nuk vëren se populli serb, do të përfitonte më shumë, sikur Serbia ta njihte shtetin e Kosovës.

Fakti i dytë: ata nuk qajnë për Kosovën pse e duan me popullin brenda. Jo, ata e duan Kosovën, por pa shqiptarë. Kjo shihet nëpër gazetat e tyre dhe sjelljet ndaj Kosovës. Ata e duan Kosovën vetëm si përrallë, si mit, si iluzion vetjak, por jo si realitet.

Negociatat me Vuçiqin janë si negociata me një zëvendës të Hitlerit. Ai nuk tregon asnjë dallim në qëndrime nga Millosheviqi. Ai nuk pendohet dhe nuk kërkon ndjesë, por gjoja e dëshiron Kosovën brenda Serbisë. Ai kërcënon Kosovën dhe mobilizon serbet e Kosovës sa herë që i duhen, ata serb, të cilëve katundet ua shndërruan në komuna mercenarët e djeshëm shqiptarë, si askund në botë dhe tash, ato fshatra, duan republikën e vet, të cilën ua kishin premtuar dy mercenarët tanë dhe të cilën e kanë firmosur duke shpresuar se kështu fitojnë mbështetjen për pushtet të përjetshëm. Njëri përfundoi në burg, për tjetrin shpresohet ende se do përfundojë aty ku e meriton argati.

Katër mundësitë për zgjidhjen e konfliktit

Mundësia e parë: Perëndimi i jep Serbisë tre muaj kohë të pajtohet, të njohë Kosovën dhe të largohet nga Rusia, përndryshe i kthehen vizat, i vihen sanksionet ekonomike dhe vendi izolohet në tërësi mu si edhe Rusia sot. Do të kushtonte më pak dhe Europa do të merrej seriozisht me zgjidhjen e problemit.

Përsiatje për arsyetim: Europa mundet pa Serbinë. Serbia jo pa Europën. Nëse i vihen sanksionet brenda disa muajve do të rrëzohet Vuçiqi. Gjendja ekonomike do të krijonte rrethana të reja. Me rrëzimin e tij, do të mënjanohej edhe ndikimi rus në Ballkan. Imperializmi rus nuk luftohet vetëm në Ukrainë, por edhe në Serbi. Pa denazifikimin e politikës serbe, paqe nuk do të ketë në Ballkan.

Mundësia e dytë: Perëndimi pajtohet me dy referendume dhe garanton kufijtë e rinj. Në Luginë dhe në Veri të Kosovës populli vendos me cilin shtet dëshiron të jetojë. 51 % vendos për shtetin ku dëshiron të jetojë një komunitet. Ndarja e qyteteve duhet përjashtuar paraprakisht dhe vendos shumica e banorëve të qytetit, jo gjysma e tij.

Përsiatje për arsyetim: BE do të kishte probleme me referendume dhe vështirë se mund të realizohet me Biden-in. Ndoshta të gjithë kufijtë në Europë janë realitet i pushtimeve ushtarake, jo i vendimeve demokratike. Lëvizja e kufijve, mund të ketë edhe një pasojë tektonike në vendet tjera. Jo vetëm të Ballkanit…

Mundësia e tretë:Beogradi bombardohet dhe brenda disa javëve problemi zgjidhet. Edhe pse mund të besohet se do të mjaftonte kërcënimi për t’u dorëzuar Vuçiqi. Gjatë këtij operacioni special, çlirohet edhe Lugina, Sanxhaku,  pjesë të Vojvodinës i kthehen Hungarisë dhe trojet kroate Kroacisë. Serbia si është sot, do të mbetet rrezik për paqen në Ballkan dhe do të shërbejë si ballkon i Rusisë në Europë.

Ashtu si duhet shpërbërë Federata Ruse, duhet të çlirohet edhe Serbia nga kolonitë, që i mban nën kontroll të vetin edhe pse nëpër shumë krahina të saj, serbët bëjnë pakicën. Nëse nuk sulmon NATO, atëherë të ndihmojë ushtrinë e Kosovës për ta çliruar Luginën dhe Sanxhaku.

Përsiatje për arsyetim:Perëndimit duhet ta ketë si imperativ kthimin e Rusisë në kufijtë e saj etnik, por edhe të Serbisë. Me dëbimin e shtetit serb nga ato regjione, çlirohet edhe populli serb nga fashizmi i mësuar, nga historia toksike, nga radikalizmi ortodoks si lajtmotiv historik, që përpiqet të mbajë gjallë Kalifatin Ortodoks në Ballkan.

Vështirë se mund të realizohet kjo sot,Perëndimi ka ngelur pa lider, por sikur të ishte i pranishëm së paku teorikisht kërcënim, Vuçiqi shpejt do të mbushej mend. Ai nuk do të priste fundin si Millosheviqi. Një ditë Serbia do të kthehet në kufijtë e vet etnik, dhe jo vetëm ajo, qoftë me dëshirë, qoftë si e mposhtur në luftë. Zakonisht shtetet e rrejshme, të krijuar në dëm dhe mbi supet e popujve tjerë, kanë edhe afat të skadimi. Në pyetje është koha, por jo edhe zhbërja.

Mundësia e katërt: Qeveria e Kurtit „bombardohet“ si nga Trumpi dhe pasuesi i tij nënshkruan çdo gjë pa e lexuar, si dikur  Hashim e Isa. Dje Ramush Çakorri u lajmërua si pasues i mundshëm, i cili do të nënshkruante çfarëdo që i kërkohet.

Përsiatje për arsyetim:pa bombarduar Beogradin, Vuçiqi nuk pajtohet.

Pa „bombarduar “ Qeverinë e Kurtit, Kosova nuk paloset.

Çfarë mund të pritet nga Perëndimi sot?Konflikti ngrihet si edhe deri tani dhe mund të shkrihet sa herë të ketë nevojë Qeveria serbe apo Rusia për shembull. Kjo bëhet tash e 22 vite. Edhe Europa ka ngelur pa një lider si duhet. Apeli për ta shtyrë zbatimin e ligjit për targa, është njëkohësisht edhe apel për të vepruar kundër ligjit të Kosovës. Serbisë po i lejohen kërcënimet e njëjta, që i bën edhe Rusia ndaj Ukrainës. Ajo në fakt me kërcime nuk i drejtohet shqiptarëve të Kosovës, por Perëndimit, sepse ajo e di, se sigurinë e shtetit e garanton NATO. Perëndimi po reagon si i frikësuar dhe  po bën apele për ruajtjen e paqes. Serbia këtë e kupton si tutë.

Ngrirja e konfliktit nuk i konvenon Kosovës, por pinjollëve të Millosheviqit. Sot Serbia udhëhiqet nga ata që duartrokisnin gjenocidin ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve. Fashizmi i tyre është aq i dukshëm, sa as nuk mundohen për ta fshehur, qoftë me qëndrimet pro ruse, qoftë me urrejtjen ndaj shqiptarëve apo Perëndimit.

Gazetat serbe janë plot nacionalizëm, racizëm, homofobi dhe shovinizëm! Ato sot shkruanin se populli serb u ngrit kundër terrorit të Kurtit. Cilit terror? Asnjë fakt për terror. U ngritën në këmbë diku 2000 veta, numër që e pesëfishuan dhe po përgatiten si Putini për ta luftuar „fashizmin“ e Kosovës. 

Deklarata e sotshme Borrelit flet për pozicionim pro Vuçiqiti të BE-së dhe kundër Qeverisë së Kosovës. Pa bomba nuk u gjet zgjidhje me Millosheviqin, pse Perëndimi tregohet aq naiv, sa të besojë se me Vuçiqin mundet?

Zhdehje dhe arsyetim: për shqiptarët në Mal të Zi, edhe pse në trojet e veta, jo si emigrantë, për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, edhe pse në trojet e veta, jo si emigrantë, për shqiptarët në Luginë, edhe pse në trojet e veta, jo si emigrantë, nuk kërkohet Asociacion apo po ato të drejtat, të cilat i gëzojnë serbet në Kosovë pa Asociacion. E dini pse?

Sepse nëse je mysliman në Europë, je i mirë për diskriminim! Je i mirë dhe ideal për diskriminim! Kaq!

Shpjegimet dhe arsyetimet tjera janë vetëmasturbime ose përpjekje për ta mohuar realitetin brutal! Serbia nuk do t’ishte duruar kurrë të traumatizojë kështu një komb me fe krishtere. Deri tani, do ta kishin bombarduar disa herë. Derisa ta kishin mposhtur, mu si dikur Gjermaninë fashiste.

Story i mëparshëm

Zjarri në një klub nate në Rusi vret 13 persona

Story i radhës

Drake e thotë troç: Shikoj video p*rnografike çdo ditë!

Të fundit nga