dragidella me pacaraden mbrojtja e kosoves do te ishte shume me stabile 623077bfb9447

Dragidella: Me Paçaradën mbrojtja e Kosovës do të ishte shumë më stabile 

March 15, 2022
1 minut lexim

Veprimtari i shquar i futbollit, Miftar Dragidella, gazetar i mirënjohur sportiv, thotë se mbrojtësi Leart Paçarada është i nevojshëm për Kombëtaren e Kosovës. 

Paçarada luan me sukses në ekipin e St. Paulit, anëtar i Bundesliga II. 

St. Pauli lufton për t’i ngritur në elitën e futbollit gjerman. 

Në ndeshjen e fundit Paçarada u vlerësua me notën 9.8. 

“Aktivizimi i Leart Paçaradës është shumë i nevojshëm për seleksionin e Kosovës.

Learti është në një formë si gati asnjë futbollist tjetër.

Ai për formën e mirë, rolin si futbollist që ka stabilizuar ekipin e tij St. Pauli, që gjendet në kreun e Bundesligës II, ka fituar besimin që të jetë kapiten i ekipit.

Të jesh kapiten në një ekip gjerman kur në radhët e tij gjenden edhe futbollistë tjerë me përvojë më të gjatë në klub (si Burgstaler etj.) flet shumë për cilësitë dhe rolin e Paçaradës si stabilizues i ekipit.

Tash pas largimit te Challandes është koha që Paçarada të aktivizohet për Kosovën.

Ai si mbrojtës krahu po dëshmon se është më i miri ne Bundesligën II.

Me Paçaradën mbrojtja e Kosovës do të ishte shumë më stabile”, ka shkruar Dragidella në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hetohet origjina e pasurise miliardeshe te abramovichit 623076214e3c7
Story i mëparshëm

Hetohet origjina e pasurisë miliardëshe të Abramovichit

kremlini e quan huliganizem protesten ne televizionin rus 623077f6069be
Story i radhës

Kremlini e quan “huliganizëm” protestën në televizionin rus

Të fundit nga

Google njofton: Gemini AI do të vijë në Chrome

Kërkimi në internet po bëhet më i personalizuar dhe përgjigjet janë “më të zgjuara”. Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të I/O, kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi se po prezanton

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni
ShkoLartë