Kryeministri i Italisë, Mario Drahghi ka thënë se Kina mund të luajë një rol të madh në zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.
Duke folur përpara një samiti online me pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian dhe Kinës, Draghi tha se Kina mund të bëhet një nga lojtaret kryesore në afrimin e të dyja palëve, raporton atsh.
Kina është aleate e Rusisë dhe nuk e ka dënuar ende sulmin e Moskës ndaj Ukrainës.
Pekini ka kritikuar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.