Dr.Ilir Hasani vazhdon me sukseset e tij në karrierën profesionale. Ai së fundi është zgjedhur nënkryetar i Komitetit të Traumës (Trauma Commite) pranë organizatës më të madhe dhe më të vjetër botërore SICOT (Société Internationale de Chirurgie Orthopedique et de Traumatologie).
“Do të ishte shumë modeste të them se vetëm ndjej kënaqësi. Ndjehem i përmbushur që arrita të plotësoj një synim të kahmotshëm, dua të ndaj me ju lajmin se kolegët më besuan pozicionin e nënkryetarit të Komitetit të Traumës (Trauma Commite) pranë organizatës më të madhe dhe më të vjetër botërore SICOT (Société Internationale de Chirurgie Orthopedique et de Traumatologie).
Nuk ka gjëra të paarritshme kur gjërat bëhen me përkushtimi dhe vullnet!”, ka theksuar dr.Ilir Hasani.
Ai është doktor i shkencave në traumatologji, por viteve të fundit ka kryer edhe detyra menaxheriale si zëvendësministër i shëndetësisë, por disa vite edhe drejtor i Klinikës Universitare për Traumatologji, ortopedi, anestezi, reanimim, trajtim intenziv dhe qendra urgjente