Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel dhe qasja kundërthënëse në dialog e dy kryeministrave të fundit të Republikës së Kosovës; ish kryeministrit, Dr. Avdullah Hoti dhe Albin Kurtit!
Për ish Kryeministrin, Dr. Avdullah Hoti:
Marrëveshja me Serbinë për njohje reciproke, duke pasur parasysh, se s’ka marrëveshje selektive dhe parciale për asgjë, deri sa s’kemi marrëveshje për gjithçka!
Për Kryeministrin aktual, Albin Kurti:
Dialog teknik dhe kthim mbrapa në proces, duke ri-negociuar dhe dëmtuar marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel që nga 2011-ta, dhe praktikisht duke ri-kthye çështjen e statusit të Kosovës, atë të para “Pakos së Ahtisarit” për Pavarësi!
Konteksti aktual i Dialogut me Serbinë!
Dialogu është e drejtë dhe detyrim ekskluziv i Qeverisë dhe i Kryeministrit të Republikës së Kosovës (Kushtetuta e Republikës së Kosovës).
Marrëveshja përfundimtare, target kushtetues i Parlamentit të Republikës së Kosovës, aty ku janë përfaqësuesit e Sovranit, pra të zgjedhurit e popullit të cilët me vullnet dhe votë të lirë, e ratifikojnë ose jo marrëveshjen e arritur nga Qeveria dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.
Konsensusi politik:
Konsensusi politik për dialogun dhe marrëveshje të karakterit nacional-shtetëror, siç është rasti me procesin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, arrihet në tempullin e demokracisë parlamentare, pra në Kuvendin e Republikës së Kosovës, aty ku ka burimin e legjitimitetit & legalitetit, Qeveria, Kryeministri dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe jo në mes të liderëve politik si të zgjedhur partiak !
Shmangia e Parlamentit dhe konsensusi i niveleve tjera nga kushdo qoftë, përfshi Kryeministrin, është abuzim me pushtetin dhe shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe i cili nuk garanton sukses në ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë.
Ftesa e Kurtit, Opozitës për konsensus politik, me hile dhe bizare, derisa sjellja dhe qasja e Opozitës, përjashto Ramushin, e pjekur, e duhur dhe kushtetuese!
Kryeministri votohet n ‘Parlament dhe jo nga liderët e partive politike, zatën llogari-dhënia i adresohet punëdhënësit (Kuvendit) dhe jo oponentëve politik, përveç nëse z. Kurti do të blejë kohë për të dëmtuar proceset dhe vendin në këto kohë kruciale për fatet tona.
Kurti, të bëjë punën e vet, ose të ‘shkojë në shpi, ngase kohë për të humbur nuk kemi.