Down Syndrome: Pranuam raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Down nga përfaqësuesi i një qendre në Pejë

July 10, 2023
min lexim

Down Syndrome Kosova (DSK) përmes një postimi në Facebook, kanë bërë të ditur se kanë pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Down.

Sipas tyre, dhuna është ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë.

Në njoftim bëhet e ditur se vepra dyshohet se ka ndodhur në Velipojë, ku sipas DSK-së, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën.

“Të shqetësuar ju njoftojmë se përmes medias sociale, facebook kemi pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Down të ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë. Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoj se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën”.

“Që nga pranimi i këtij informacioni, DSK ka provuar të kontaktoj përfaqësuesit e OPFAKOS ku ka kërkuar që organizata në fjalë të trajtoj rastin konform normave ligjore, por nga përfaqësuesit e tyre kemi marrë përgjigje që qendra e OPFAKOS në Pejë nuk vepron nën ombrellën e OPFAKOS. Deri më tani e kemi pasur të pamundur të kemi informacion mbi funksionimin e kësaj qendre në Pejë, ku e njëjta ka organizuar këtë  aktivitet në Velipojë”, thuhet në njoftimin e DSK-së.

Tutje, në njoftim thuhet se njëri prind i fëmijës në fjalë e ka konfirmuar që personi në fjalë ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij.

“Si DSK, kemi kontaktuar  prindin e fëmijës i cili e ka konfirmuar që personi në fjalë ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij, por për arsye të panjohura për ne (DSK),  prindi nuk ka pranuar të  denoncoj rastin. Megjithatë  për  DSK-ën, çdo formë e dhunës është e papranushme dhe ne ndjejmë obligim ligjor  dhe konform misionit tonë t’i marrim masat e nevojshme për trajtim të rastit”.

“Shoqata Doën Syndrome Kosova angazhohet vazhdimisht në promovimin, respektimin dhe mbrojten e të drejtave të personave me sindromë Doën si dhe ka zero tolerancë ndaj çdo formë të dhunës ndaj komunitetit tonë. DSK dhe komuniteti i personave me sindromë Doën dënon ashpër veprën e kryer nga z.I.B si dhe i bëjmë thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese që rasti në fjalë të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe profesionale. DSK është e gatshme të bashkëpunoj me institucionet në fjalë, në përputhje me Legjislacionin në Fuqi dhe  Politikën për Mbrojtën e Fëmijës”, thuhet tutje në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Duka: Duhet ta mposhtim Çekinë, ndryshe rrezikojmë shkuarjen në Evropian

Story i radhës

Videoja virale: Fansi i ofron lekë Yll Limanit gjatë koncertit, reagimi i tij bën xhiron e rrjetit

Të fundit nga

ShkoLartë