​Down Syndrome Kosova dhe Fluidi Group nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

October 31, 2022
min lexim

Është bërë nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Shoqatës Down Syndrome Kosova (DSK) dhe Fluidi Group përmes fondacionit FLOIL CARES në kuadër të fushatës ku nga çdo shitje e produktit të vajit, një cent shkon për shërbimet terapeutike që ofron shoqata.

Berat Mustafa, drejtor i kompanisë Floil, marrëveshjen e vlerësoi një moment të rëndësishëm për kompaninë që përfaqëson. Ai kërkoi edhe nga shteti dhe kompanitë tjera ta ndjekin këtë aktivitet.

Mustafa: Këtë aktivitet ta ndjekin edhe kompanitë tjera

“Ne sot jemi krenarë që si kompani apo si prodhim, po arrijmë të kontribuojmë në shoqërinë tonë, e cila ka shumë nevojë dhe është më se e domosdoshme. Besoj se këtë aktivitet ta ndjekin edhe kompanitë tjera dhe t’i ndihmojmë shoqërisë, të cilët kanë nevojë edhe atë pak ndihmë tonën. Me rritjen dhe zhvillimin e shtetit tonë, sigurisht se shteti do ta ketë dorën edhe me të shtrirë te kjo shoqëri, por derisa ne sadopak kemi shprehur atë vullnetin dhe gatishmërinë që të kontribuojmë dhe të jemi pjesë e kësaj shoqërie, apo për një moment të ndjehemi si ta dhe të jemi barabartë me këtë shtresë të shoqërisë tonë”, tha Mustafa.

Drejtoresha ekzekutive e DSK, Sebahate Hajdini – Beqiri është shprehur e lumtur me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, e cila do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë personat me sindromën Down.

Beqiri tha se përmes kësaj fushate do të krijohet një qëndrueshmëri më e madhe sa i përket shërbimeve terapeutike mbështetëse për 300 përfitues, të cilët vinë marrin shërbime direkte në qendrat tyre të cilat janë pa pagesë.

Beqiri: Do të krijohet qëndrueshmëri sa i përket shërbimeve terapeutike

“Nga kjo marrëveshje dhe nga fondet që do të mblidhen gjatë fushatës përmes bashkëpunimit të Shoqatës Down Syndrome Kosova dhe Kompanisë Floil, do të mbështeten shërbimet terapeutike që ofron shoqata brenda katër qendrave të saj. Ne adresojmë kërkesën për mbështetjen e shërbimeve dhe promovojmë sa të rëndësishëm janë shërbimet terapeutike mbështetëse për zhvillimin e potencialit të personave me Sindromën Down. Kauzës tonë sot iu bashkua edhe kompania Floil dhe besoj se përmes kësaj fushate do të krijohet një qëndrueshmëri më e madhe sa i përket shërbimeve terapeutike mbështetëse që ne po vazhdojmë të ofrojmë brenda katër qendrave tona për 300 përfitues, të cilët vinë marrin shërbime direkte në qendrat tona dhe të gjitha shërbimet që ne ofrojmë janë pa pagesë. Është mjaft sfiduese qëndrueshmëria e shërbimeve, mirëpo falë miqve të vullnetit të mirë, ne po arrijmë që të vazhdojmë dhe të bëjmë më të mirën të mundshme për komunitetin që përfaqësojmë”, tha Beqiri.

Ndryshe, sindroma Down quhet një mutacion gjenetik i veçantë te njeriu, i cili posedon kromozomin e 21.Sindroma Down është një çrregullim kromozomesh që vjen si rezultat i vonesës në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor. Ky është çrregullimi më i njohur i kromozomeve që shoqërohet me vonesë mendore. Njerëzit me sindromën Down kanë një pamje karakteristike fizike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pedagogët në Shqipëri paralajmërojnë grevë urie të mërkurën

Story i radhës

Shpirti luftarak i Ukrainës liridashëse! Cila është e vërteta për ushtarët…

Të fundit nga

ShkoLartë