Dortmundi mposht Mainzin

Borussia e Dortmundit fiton ndeshjen e prapambetur ndaj Mainzit (ishte shtyrë për shkak të infektimeve me Koronavirus) dhe e ngushton në vetëm katër pikë diferencën me Bayernin kryesues.

Rihapet gara për titullin e Bundesligës, edhe pse duhet pranuar bavarezët mbeten favoritë për të triumfuar për të dhjetin sezon radhazi.

Sfida e zhvilluar në “Mewa Stadion” të Mainzit u vendos nga goli i Axel Witzel në minutën e 37-të, në zhvillimet e një goditjeje standarde. Topi i harkuar nga Reyna shkoi pikërisht në këmbët e futbollistit belg, që nuk gaboi pranë shtyllës së dytë.

Pak minuta më vonë pati tension në fushë mes futbollistëve të të dyja skuadrave, aq sa edhe trajneri i verdhezinjve, Rose, hyri në fushë, veprim që nuk u pëlqeu aspak vendasve.

Në minutat shtesë pati drithërima në të dyja portat, por vlen të veçohet rasti i humbur nga Julian Brandt, pas asistit të marrë nga Haaland.

Gjithsesi rezultati nuk ndryshoi më, me Borussian që merr një triumf shumë të rëndësishëm, që e kthen fuqishëm në garë për titullin kampion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biden për Putin: Mendoj se ai është një kriminel lufte

Story i radhës

OBSH: Sulmet ndaj spitaleve po bëhen pjesë e taktikave të luftës

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish