Erling Haaland do të largohet nga Borussia Dortmund dhe nuk ka dyshime.
Gjermanët do të përfitojnë 75 milionë euro, sipas kontratës.
Ndërkohë është gjetur menjëherë edhe pasuesi i norvegjezit, në të njëjtin ekip ku u mor Haaland.
Bëhet fjalë për 20-vjeccarin gjerman, Karim Adeyemi. Sulmuesi i ri ka shënuar 16 gola në kampionat këtë sezon dhe 4 në Champions League.
Dortmund ka gjetur marrëveshjen me lojtarin dhe RB Salzburg, shkruan Sky Sport në Gjermani. Tashmë ka mbetur vetëm firma dhe njoftimi i klubeve.