Analisti Arben Meçe thotë se Jorida Tabaku nuk është një personalitet i pjekur politik, duke iu referuar kthimit të saj në selinë e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se Tabaku, si shumë deputetë të tjerë, do të vendosen në dispozicion të Sali Berishës, pasi ai do të vendosë listën për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Tabaku ka tentuar të prodhojë një farë identiteti politik, që pak a shumë e vendoste midis dy oakëve. Nuk mendoj se është personalitet politik i pjekur, është një person që falë pozicioneve që ka fituar, roatorisë, ka arritur të jetë prezente, por të gjitha dhuratë nga PD. Mund të jetë edhe çështje dinjiteti, por jo çështje pjekurie për të kuptuar zhvillimet e reja politike në Shqipëri. Tek partia e berishës, nuk ka të ardhme.
Mbetet në fuqi pjesa e deklaratës së Bashës, që lidhet me të gjithë atë konjukturë deputetësh, që të ardhmen e vet politike, e shohin në kockën që do i japë Berishës. Rëndësi ka që në kockën e radhës, ata do të jenë pretendentë për deputetë. Tabaku, po sheh ringritje të Berishës në administrimin e partisë, natyrisht, kur të vijë skema e emërtimit të deputetëve, ai që do vendosë është Berisha. Të gjithë këta kanë një mision, të vendosen absolutisht në dispozicion të Berishës”, theksoi ai.