Dorëheqjet e policëve serbë në veri, ish-koloneli: Nuk janë të rastësishme

August 17, 2023
1 minut lexim

Shtatë policë u raportua se kanë dhënë dorëheqje nga policia pak javë pasi u rekrutuan për të shërbyer në veriun e Kosovës.

Kjo ngjalli reagime të shumta gjatë së enjtes.

Lidhur me këtë ka folur koloneli i pensionuar i policisë Rrahman Sylejmani, i cili për shumë vjet ka vepruar në ato zona.

Sylejmani tha në Edicionin Special në Klan Kosova se grupeve kriminale nuk iu konvenon rendi dhe ligji.

“Unë kam frikë se do të shtrihen në numër më të madh dhe prapë do të kthehemi në pikën zero”, tha Sylejmani.

Ai theksoi se kjo po bëhet me insistim të Beogradit.

“Këtu kemi të bëjmë me presion të drejtpëdrejtë pë sigurinë e tyre, jetën e tyre dhe pasurinë e tyre”, tha ai.

Koloneli i policisë shtoi se ky zhvillim nuk është i rastësishëm.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski-Ageler: Përpara kemi vendime të guximshme dhe të vështira, deputetët duhet të sillen si burrështetas

Story i radhës

Humbi rreth 180 mijë ndjekës në Instagram, Doja Cat: Kjo më bën të lidhem më shumë me njerëzit që më duan për atë që jam

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë