PSG-ja arriti të triumfonte ndaj Realit të Madridit me rezultatin 1:0, në sfidën që u dominua totalisht nga francezët.
Këtë fakt e vërtetojnë edhe statistikat, teksa parizienët regjistruar 8 gjuajtje në kuadrat, ndërkohë që Reali nuk arriti të shënjestronte asnjëherë portën e Donnarummas.
Portieri italian foli pas këtij dueli për mikforonin e “Mediaset”, duke u ndalur te penalltia e humbur nga Leo Messi në minutën e 62-të:
“Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme, mungoi vetëm goli i parë, për të cilin mendoi Mbappse.
Jemi shumë të lumtur, tani mendojmë për kampionatin, por edhe në Madrid do të jetë një tjetër ndeshje e madhe. Ndihemi të fortë, duke dhënë 100% tonë, mund t’i dominojmë të gjithë. Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe këtij klubi.
Penalltia e humbur e Messit? “Nuk kam asgjë për të thënë për Leon, kjo u ndodh të gjithëve.
Të gjithë e dimë se kush është Leo Mesi. Kemi shumë kampionë që mund ta zgjidhin ndeshjen. Kësaj here mendoi Mbape, por të gjithë kemi zhvilluar një ndeshje të mrekullueshme”, tha Donnarumma.