Donika Kadaj: Nuk bëhet fjalë për martesë mes gjinive të njëjta, por për bashkësi civile

March 17, 2022
1 minut lexim

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi, thotë se me ‘bashkësi civile nënkuptohet një marrëdhënie e ligjshme ndërmjet dy personave që siguron mbrojtje ligjore për çiftin në nivel shtetëror”.

“Janë ndërruar tri qeveri prej kur ka filluar hartimi i Projekt Kodit Civil. Vazhdimisht ka qenë debat ku kemi pasur shumë pakënaqësi”, tha Kadaj-Bujupi.

“Mendoj se ka ardhur ndër të tjera edhe për shkak të improvizimit të debatit në shoqëri. Asnjëherë s’ka pasur debat të mirëfilltë me grupe të caktuara, ka pasur më shumë raporte për debate të cilat kanë qenë shkel e shko e jo thelbësore, jo të detajizuara, nuk janë përfshirë të gjitha ato kërkesa, kritika, përpjekje për të ndryshuar një nen ose tjetrin por gjithçka ka qenë pak a shumë sipërfaqësore që shpesh ndodh me ligjet tona. Në këtë rast me kodin i cili në vetvete përmbledh një mori rregullash të cilat do të duhej dhe do të avancojnë në fakt raportet shoqërore sidomos në kategoritë e marxhinalizuara, këtu po flas për gratë në fillim, për pronën që parashihet të ndahet 50-50”, shtoi ajo.

“Në botë bashkësia civile është se ‘nuk konsiderohet si martesë por si marrëdhënie e ligjshme ndërmjet dy personave që siguron mbrojtje ligjore për çiftin vetëm në nivel shtetëror dhe arsyeja kryesore e formimit të kësaj bashkësie është një lloj kompromisi në plot shtete ku nuk është lejuar martesa, pra ku ka pasur njëfarë refuzimi ndaj martesave të gjinive të njëjta dhe pastaj është zgjedh njëfarë kompromisi”, shpjegoi Kadaj-Bujupi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

TAP: 10 miliardë metër kub gaz në Europë

Story i radhës

Presidenti i La Ligas: Vetëm në Paris nuk është

Të fundit nga

ShkoLartë