Donika Gërvalla “shuplakë” Daçiqit, dikur Petrit Selimi buzëqeshte në foto me të

November 30, 2022
1 minut lexim

Pa të drejtë, ishte kritikuar nga opozita deri në masën e kërkesave për shkarkim. Ministrja e jashtme shkëlqeu në Londër në Konferencën kundër Dhunës Seksuale në Konflikt.

Prezenca e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç u shpërfytyrua nga ministrja e jashtme Donika Gërvalla. Me të vërtetat e njohura, pak të thëna në sy të botës, Daçiqi si kurrë më parë mori goditjen që meritonte; rikujtimi i masakrave dhe dhunës seksuale ndaj vajzave të Kosovës.

Mbi 20 mijë vajza të përdhunuara, qindra e mijëra të tjera të vrara është fytyra e vërtetë e Serbisë. Ndonëse koha kalendarike ka ndryshuar që nga viti 1999, mendësia e Serbisë dhe Daçiçit ka mbetur e njëjtë, identike me projektin serb për Kosovën pa shqiptarë.

Ideja fashiste antishqiptare, s‘ka ndryshuar asgjë as nga Serbia e sotme. Aq më tepër kur dihet e shkuara e Daciçit në rolin e ministrit në regjimin e Millosheviqit, s’ka çfarë të thuhet tjetër përveç rikujtimit të së vërtetës.

“Slloba i ri” vazhdimisht ka shfaqur egot e tija dhe Serbisë për invazion ndaj Kosovës pa njohur asnjëherë krimet e bëra, vrasjet, përdhunimet dhe shkatërrimin ndaj çdo gjëje shqiptare.

Për vet faktin e bartjes së funksionit të ministrit të jashtëm nga vartësi i Millosheviqit, dëshmon më së miri ngeljen në vend të Serbisë. Nuk është reformuar në gjenezën e saj, ka mbetur e njëjta, pavarësisht përpjekjeve për tu shfaqur ndryshe, Serbia është po e njëjta.

Reagimi i ministres Gërvalla sa me vend aq edhe i nevojshëm, mbështetja ndaj reagimit të saj në drejtim të Daçiçit, shpërfaq më së miri realitetin të njohur edhe nga bota.

Kosova ka vuajtur nga ish-liderë në postin e Donikës. Dikur përfaqësimin e Kosovës e bënin soji i Petrit Selimit në foto me djalin e tij krah Daçiçit, me buzëqeshjen djallëzore me kumbarën serb.

Ka vuajtur Kosova nga përfaqësuesit e saj pa kurriz, pa ndjeshmëri, pa integritet dhe mbi të gjitha, Donika shkëlqeu përballë të vërtetës, Serbia armikun e vërtetë ka vetëm të vërtetën, të cilën nuk kishte kush t’ia kujtonte.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shifra të çmendura, “Forbes” zbulon kush janë 5 futbollistët më të paguar

Story i radhës

(VIDEO) Prej nesër buka do të shitet për 32 denarë, prodhimet e qumështit më lirë vitin tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë