Dokumentari i ri për Rolling Stones, Keith Richards mbi heroinën: Është një zgjedhje personale

min lexim

Në një dokumentar të ri të BBC për legjendarët “Rolling Stones”, Keith Richards ka folur hapur për përdorimin e heroinës, introversionin dhe presionet e jetës nën syrin e publikut, duke theksuar se ai nuk do t’i rekomandonte askujt të merrte drogë.

Dokumentari i titulluar “My Life as a Rolling Stone” u publikua së fundmi në faqen e internetit të BBC, ndërsa në katër episode shohim secilin nga anëtarët duke folur për jetën personale dhe përvojat me grupin.

Në episodin e dytë të dokumentarit, kitaristi Keith Richards pranoi se pasi fitoi famë, u bë i turpshëm në disa situata që përfshinin turma dhe shumë njerëz. Thotë se nuk mund të shkojë në kinema, sepse i vjen turp që të gjithë po e shikojnë dhe se po ua prish filmin të gjithë shikuesve të tjerë dhe kjo është vetëm pasojë e famës.

Ai gjithashtu ka folur haptas për përdorimin e drogës, duke thënë se përdorimi i heroinës ishte me shumë mundësi një mënyrë për t’i shpëtuar famës dhe të gjitha presioneve që sjell ajo.

“Unë nuk do t’ia rekomandoja askujt. Por, është një zgjedhje personale, sepse kjo është një botë e ashpër dhe ndonjëherë të duhet diçka për t’u fikur”, ka thënë ai duke shtuar se beson se nuk ia vlen të shkosh në atë rrugë.

Për kujtesë, Rolling Stones po festojnë 60 vjetorin e ekzistimit dhe aktualisht janë në turne në Evropë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kasa: Ka rënie të turistëve nga Kosova. Pushimet në Jug janë të papërballueshme. Vendet që po vizitohen më shumë

Story i radhës

​Superushqimi i “yjeve” të futbollit

Të fundit nga