Dokument strategjik nga Ministria e Baerbock: Qeveria federale e klasifikon Kinën si një “rivale sistematike”

February 4, 2022
min lexim

Koalicioni qeveritar po e rrit ritmin e tij drejt Kinës. Sipas një dokumenti të përgatitur nga Ministria e Jashtme Federale, Kina duhet të klasifikohet si një “rivale sistematike” në të ardhmen.

Ministria e Jashtme Federale aktualisht po përgatit “Strategjinë ndaj Kinës ” të shpallur në marrëveshjen e koalicionit. Në të, qeveria federale do ta shohë Kinën “si një partner, konkurrent dhe rivale sistematike”, siç tha një zëdhënëse e Ministrisë Baerbock për Der Spiegel.

Sipas raportit, dokumenti duhet t’i pengojë departamentet të debatojnë për vendime specifike, si në të kaluarën. “Pala kineze vjen gjithmonë me të njëjtën notë duke u përpjekur për ta ralativizuar vlerësimin. Vetëm nëse flasim me një zë, mund të afirmojmë vlerat dhe interesat tona përballë Pekinit”, tha për revistën eurodeputeti i Gjelbër Reinhard Bütikofer.

“Nuk ka më dy opinione në qeverinë federale për këtë”

Siç u njoftua, qeveria federale po shtrëngon rrjedhën e saj drejt atyre që janë në pushtet në Pekin. Ka kritika në veçanti për shkeljet e të drejtave të njeriut siç është shtypja e ujgurëve.

Kur BE-ja vendosi sanksione ndaj disa zyrtarëve të nivelit të ulët, Pekini reagoi me ndalimin e hyrjes për eurodeputetë si Bütikofer. Ai tha për Der Spiegel: “Shteti partiak kinez po zbulohet gjithnjë e më shumë për atë që është. Nuk ka më dy opinione në qeverinë federale.”

Planet e kancelarit Olaf Scholz dhe ministres së jashtme Annalena Baerbock nënvizojnë gjithashtu strategjinë e re të Kinës. Të dy nuk po udhëtojnë drejt Pekinit për Lojërat Olimpike Dimërore. Scholz ka planifikuar tashmë një takim me Xi, por vetëm pas konsultimeve të qeverisë me Indinë dhe Japoninë. Megjithatë, Baerbock nuk ka plane për një vizitë në Kinë.

Kundërpropozim për politikën e Kinës nën qeverisjen e Merkel

Qëndrimi i ri formon një alternativë ndaj politikës kineze të epokës së Merkelit. Kancelarja e CDU u mbështet në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtinë, kritikat ishin vetëm pas dyerve të mbyllura. Qeveria e koalicionit tani dëshiron ta ndryshojë këtë. Kërkohet bashkëpunimi me Kinën, por “në bazë të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar të zbatueshëm”, sipas marrëveshjes së koalicionit. Sipas Bütikofer, të Gjelbrit dhe FDP në veçanti bënë fushatë për qasjen e re, por SPD gjithashtu e ka mbështetur atë./Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Iliri me lot në sy përgatiti drekën

Story i radhës

77 vjetori i RTP-së

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë