77 vjetori i RTP-së

Edhepse nuk është krahasimi human, në mes të fashizmit gjerman dhe gjarprizmit tonë. E, dhashtë Zoti që kjo të mos përsëritet – kurrë. 

Por, përderisa nazistët jahudive ua kanë siguruar, strehimin, veshmbathjen, ushqimin, dhe fatkeqësisht përfundimin e mundimshëm  por të shpejtë.

Neve, edhe pse  na ka lënë të lirë, gjarprizmi na ka lënë pa punë, pa strehim, pa veshmathje, pa ushqim e me vdekje të ngadalshme e të tmerrshme dydekadshe. 

Fillet e radiodifuzionit kosovar datojnë që nga viti 1915. Kurse, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë funkcionuar radiostacionet lokale:-“Radio Prizreni”, dhe “Radio Kosova”, në Prishtinë.

Ndërkaq, më 5 shkurt të vitit 1945, në Prizren është themeluar radiostacioni i parë profesional me program të rregulltë ditor në gjuhën shqipe, dhe në ate serbe – Radio Prizreni. Qe ky, një sukses i madh i shoqërisë sonë të atëhershme socialiste në lëminë radiodifuzive. Me kalimin e administratës në Prishtinë, që nga vjeshta e vitit 1946, funkcionon si – Radio Prishtina (RP).

Zhvillimi i Radio Prishtinës ka shkuar krahas zhvillimit të kërkesave të shoqërisë sonë. Pra, falë zhvillimit të teknikës e të aftësimit të kuadrit përkatës profesional është zgjëruar e begatuar edhe radio-programi. Ashtu që, Radio Prishtina, bëhet institucioni ynë i fuqishëm informativ, arsimor, kulturor e propagandistik,si në vend ashtu edhe jashtë tij. Thjesht, bëhet pjesë e pandashme e jetës dhe e qenësisë sonë.

Pas, mposhtjes së forcave serbomadhe, të vitit 1966, krijohen kushtet e favorshme politiko-shoqërore për nacionalitetet deri atëherë të shtypura, siç ishim ne. Ashtu që, nga studioja e Televizionit të Beogradit, për herë të parë në historinë tonë kombëtare, më 26 nëntor, ekrani televiziv foli – shqip!

Me zhvillimin e shoqërisë si dhe të kërkesave të saja në këtë lëmi, më 15 Maj të vitit 1973, Kuvendi i Kosovës e themeloi – Radiotelevizionin e Prishtinës (RTP). 

Pas këtij aktit madhor shtetëror e kombëtar, shpejtohen punët teknike e kadrovike edhe për pavarësimin e Televizionit të Prishtinës (TVP). E, kjo realizohet, më 26 nëntor të vitit 1975, kur programi televiziv filloi të emetohej nga studioja në Prishtinë. 

Që nga atëherë e deri në mbylljen e dhunshme nga forcat militare serbosllave, më 5 korrik në orën 15,15 minuta, të vitit 1990, RTP-ja qe shtëpi radiotelevizive e të gjitha kombeve dhe kombësive që jetonin në të. Me programet cilësore e përmbajtësore: informative, politike, dokumentare, arsimore, kulturore, artistike, muzikore, propagandistike e të tjera, ne gjuhën shqipe, serbe, turke dhe rome. 

Programet radiotelevizive këtë shtëpi e ngriten në më të madhen në Ilirian (Ballkan). Ndërsa, sajuesit përkushtues të saj, dekada me radhë ishin jo vetëm regjistrues e dëshmitarët e kohës që e përcaktuan kahen e historisë sonë.

Pra, RTP-ja u bë – “Pushka më jehuese e kombi”, përkatësisht u bë sinonim i qëndresës kombëtare, dhe fanar i ardhmërisë sonë. 

Këte e ka dëshmuar përmes programeve dhe ndërmarrjeve cilësore krijuese, muzikore e argëtuese, si: Akordet e Kosovës, Mikrofoni i artë, Zambaku i Prizrenit, Gllogovci, Festivali i këngës në Gjakovë, Kosovarja këndon, Skena muzikore e Prishtinës, Qesh e ngjesh, Mbrëmjet gazmore, programet festive të viteve të rinj, etj.

Pastaj, me filma, seriale e dramat, si:”Era dhe Lisi”,”Tre vetë e kapërcejnë malin”, “Përroi vërshues”,”Trimi”,”Fidani” “E kafshoja terrin”,”Epoka para gjyqit”, “Tradita”, etj. Pa dyshim se kanë qenë, por dhe kanë mbetur thesar i tejçmuar i krijimtarisë sonë televizive. Për çka nuk kanë munguar as shpërblimet kombëtare e ndërkombëtare.                                         

Nga gjiri i RTP-së kanë dalë emrat legjendarë që na nderojnë, si: Nexhmie Pagarusha, Zyhra Mula,Rexho Mulliqi, Gjakush Çapari, Petrit Dushi,Skender Gjinali, Besim Sahatçiu,Ekrem Kryeziu,Rudolf Sopi, Fahri Beqiri,Mixha Ramë,Qamili i Vogël, Ismet Peja, Musa Piperku, Rasim Salihu, Krist Lekaj, Gjergj Kaçinari,Asim Lokaj, etj., që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë tonë kulturo-artistike. 

Pas okupimit barbarë serbë të RTP-së, në vitin 1990, 1.300 punëtorë shqiptarë mbetën në rrugë, kurse Kosovën e kaploi terri informativ e kulturor. Mirëpo, përmes emisioneve të sajuara në Zagreb e Shqipëri, punëtorët e RTP-së me vetëmohim e flakën atë terr. Dhe, informuan për gjendjen e rëndë të saj nën okupim, si dhe e propaganduan luftën e drejtë të UÇK- së.     

Pas çlirimit të vitit 1999, ndodhi e papritura! Qeveria e përkohshme e Hashim (Th.) Zvarranikut, qindra mija punëtorë kosovarë i privoji nga e drejta më elementare njerëzore për t`u kthyer në vendet e veta të punës, për të cilat janë flijuar, ndër ta edhe neve të RTP- së. Kurse, tërë pasurinë tonë materiale e shpirtërore na e ka okupuar, po shfrytëzon dhe po e gllabëron, krijesa gjysmëprofesionale e quajtur – Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).

Mjerisht, gjatë kësaj kohe, nga zhgënjimi e mëllefi një numër i kolegëve tanë, na vdiqën në rrugë. 

Me kërkesat tona të ligjshme në vitin 2005 e organizuam Grevën 11 ditëshe të “Urisë”, kurse më 5 korrik 2008, e organizuam -“Grevën e Flijimit”. Dhe, pas 40 ditësh, më 13 Gusht, e mbyllëm me premtimin dhe nënshkrimin e Memorandumit, në mes të Këshillit Grevist dhe të Qeverisë së Kosovës. Por, edhe këtë herë pafytyrësisht na mashtroi keq.

Që nga viti 2000, jemi në proçesin gjyqësor, përfundimin e të cilit po e presim, nga Dhoma e posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës. 

Ndërkaq, në truallin 8 ha, ende të pa privatizuar bri Pallatit të shtypit, klanet mafioze partiake të LDK-së dhe PDK-së, të udhëhequr nga Xhavit Haliti dhe Isa Mustafa, kanë ndërtuar – NLB Prishtinën, e ndërtesat tjera. 

AKP-ja, në vend se ta mbrojnë pronën tonë, ajo është bërë vegël shkatërruese qeveritare, kundër nesh.

Qeveria dhe AKP-ja  duhet ta dijnë, se Radiotelevizionin e Prishtinës e ka themeluar Kuvendi i Kosovës, më 15.05.1973, dhe askush deri më tash nuk e ka shuar. M`u për këtë të kota kanë qenë tentimet e Komisionit Parlamentar për t`ia tjetërsuar pronën.

Pastaj, pos në UNMIK (nr. 80367767, më 2001), RTP-ja është e regjistruar edhe në Ministrinë e Tregtisë, nr.71059316, më 15.05.2014, dhe është institucion juridik me organet përkatëse.

Dhe, përderisa drejtësia nuk e jep fjalën e vetë përfundimtare, Ju propozojmë që njerëzisht ta tërhiqëni -“Vendimin për shpronësimin e pronës së RTP-së”, si dhe “Listën përfundimtare të punëtorëve përfituesë të 20%, të RTP-së”. Kurse, RTPja ta rifillojë veprimtarinë e vetë institucionale. 

Pra, RTP-ja, vazhdimisht po troket në ndërgjegjen tonë institucionale. Dhe, dhashtë Zoti, që ky përvjetor të jetë i fundit që po e shënojmë jashtë shtëpisë sonë shpirtërore e jetike të quajtur – Radiotelevizioni i Prishtinës. 

Me fat!

Autori: Kryetar i Këshillit Grevist

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dokument strategjik nga Ministria e Baerbock: Qeveria federale e klasifikon Kinën si një “rivale sistematike”

Story i radhës

Anglia thyen çdo rekord: Çmimi i energjisë rritet me 54%

Të fundit nga