dokument grupi i keshilltareve te vlen it ne butel kerkon vendosjen e mbishkrimeve edhe ne gjuhen shqipe ne mega park 6ae9b260a2c8b

Dokument/ Grupi i këshilltarëve të VLEN-it në Butel kërkon vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në Mega Park

November 3, 2026
1 minut lexim

Grupi i këshilltarëve komunalë të VLEN-it në Komunën e Butelit ka kërkuar zyrtarisht vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në Mega Park, si dhe respektimin e dygjuhësisë në hapësirat publike ku një gjë e tillë parashihet me ligj.

Përmes një reagimi të bërë publik nga këshilltari komunal Usein Ramadani, në emër të grupit të këshilltarëve të VLEN-it, thuhet se ata e përshëndesin çdo investim që është në interes të qytetarëve, pavarësisht se kush e realizon.

Këshilltarët e VLEN-it ishin të pranishëm edhe në hapjen e Mega Parkut në Butel, por theksojnë se mbështetja për investimet nuk nënkupton heshtje për çështjet që lidhen me respektimin e të drejtave gjuhësore.

Në reagim rikujtohet se, sipas regjistrimit zyrtar të vitit 2021, shqiptarët përbëjnë 37,12 për qind të popullsisë së Komunës së Butelit. Sipas tyre, kjo përqindje dëshmon rëndësinë e zbatimit të dispozitave ligjore për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në këtë komunë.

Për këtë arsye, grupi i këshilltarëve të VLEN-it ka dorëzuar kërkesë zyrtare për vendosjen e mbishkrimit edhe në gjuhën shqipe në Mega Park, si dhe për respektimin e dygjuhësisë në tabelat, sheshet, rrugët dhe hapësirat e tjera publike, aty ku këtë e parasheh ligji.

“Investimet i përshëndesim, të drejtat i kërkojmë dhe ligjin e respektojmë!”, thuhet në reagimin e grupit të këshilltarëve të VLEN-it në Butel.
komuna e butelit

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

miteva lsdm se po perhapni lajme te rrejshme lidhur me sistemin bankar ne vend 6ae99859e1d98
Lajmi i mëparshëm

Miteva, LSDM-së: Po përhapni lajme të rrejshme lidhur me sistemin bankar në vend

rama reagon pas denoncimit te lvv se per kontraten smart po beni show politik para prokurorise 6ae9b2c006696
Lajmi i radhës

Rama reagon pas denoncimit të LVV-së për kontratën “Smart”: Po bëni show politik para Prokurorisë

Të fundit nga

ShkoLartë