Doktrina e re e “politikanëve”, beteja e shtatoreve…

min lexim

Keni parë kudo shtatore në Kosovë, pushkë, shpata, dhe fare pak beteja që dëshmojnë për ndonjë ushtri të organizuar, shumë këngë, recitime aq shumë komandanëve, dhe në këtë ambient rriten dhe edukohen fëmijët. Nuk ke së paku një pllakë në bar që rrëfen për historinë e njerëzve të ditur, si Gazmend Zajmi, Muslim Mulliqi, Dervish Rozhaja, Anton Çeta, Xheladin Deda, Ali Sokoli, Suade Mekuli…etj. Fatkeqësisht nuk takohesh me shtatore fëmijësh të buzëqeshur rreth arsimtarëve të tyre, është një garim shtatoresh, megalomani e logjikës komuniste. Ç ‘është edhe më keq edhe në Amerikë në objektet fetare të shqiptareve takon heronj me kuaj të harlisur dhe shpata për prerje kokash, që është kundër doktrinës fetare për paqe. Ku shkon shtatorja e bamirësisë universale Nëna Terezës përballë shpatës së heroit kombëtare Skënderbeut, cili është mesazhi që përçon!? Do t’ishte e arsyeshme që shtatorja të paraqiste heroin si diplomat, për çka edhe veçohej… Ne përfundimisht jemi të kompleksuar për vepra të mëdha ushtarakësh dhe punë të vogla dijetarësh. A mundet fëmiu të gjejë së paku një shtatore përmes së cilës i thuret elozhe dashurisë, artit dhe shkencës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ChromeOS Flex ju jep jetë kompjuterëve të vjetër

Story i radhës

Kryeministri italian merr vendimin drastik

Të fundit nga