Moderatorja Dojna Mema, dhe këngëtari Vlashent Sata, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Para disa ditësh ata përmes një ceremonie kanë zbuluar gjininë e bebes, ku do të jetë djalë.
Ndërsa ditën e djeshme, moderatorja ka njoftuar se ka bërë ekon morfologjike ku ka thënë se kjo e ka konfuzuar atë dhe Vlashentin, pasi të dyve iu ngjan si vetja e tyre.
Dojna Mema
“Këto janë takimet më të bukura në botë. Sot bëmë ekon morfologjike e cila është shumë e rëndësishme dhe falë Zotit gjithçka është në rregull.Madje kemi edhe një pamje më të qartë të tipareve te bebushit. Jemi pak konfuze se Vlashentit i duket si vetja, ndërsa mua, kopja ime”, ka shkruar moderatorja.