Dogji motoçikletën e nënës së tij, shkupjani arrestohet pasi raportohet se ka dashur t’i vë flakën edhe shtëpisë së tij

1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm është arrestuar 32-vjeçari A.M. nga Shkupi, përcjell TV21. Ai dyshohet se pas një zënke me babanë e tij 55 vjeç, mori lëndë djegëse dhe e dogji një motoçikletë në pronësi të nënës së tij.

“Sipas njoftimit, ai ka tentuar t’i vërë flakën shtëpisë me një materie ndezëse, por është penguar nga fqinjët. A.M. është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Haliti: Kurti duhet të bie me këmbë në tokë

Story i radhës

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të Audi-t, kush është i riu me dy mbiemra! Arrestohet shënjestra

Të fundit nga