perdhosja e flamujve kombetare ne ceki zeqiri lojtaret duhej te reagonin te paret i papranueshem reagimi i fshf se qe nuk permendi kosoven 670c325fbea5a

Përdhosja e flamujve kombëtarë në Çeki, Zeqiri: Lojtarët duhej të reagonin të parët, i papranueshëm reagimi i FSHF-së që nuk përmendi Kosovën

October 13, 2024
1 minut lexim

Gazetari, Romak Zeqiri në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se për skandalin në Çeki ku tifozët vendas përdhosën flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës, lojtarët dhe presidenti i federatës shqiptare duhej ta kishin ndërprerë ndeshjen.

Zeqiri: Është e tmerrshme si zëvendës presidenti i UEFA-s Armand Duka lejon që ajo ndeshje të luhet.

Si futbollistët që shumicën i kam miq të mirë, nuk e reklamojnë te gjyqtari ata flamuj si përdhoset flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës.

Është e papranueshme, për më tepër është e papranueshme edhe një reagim i Federatës Shqiptare të Futbollit që ka shkruajtur 222 fjali por në asnjë moment nuk e përmend Kosovën kur vazhdimisht ka pasur thirrje Kosova është Serbi.

Nëse lojtarët nuk po e ndërprenin ndeshjen, zoti Duka është dashur që të telefonojë dikë nga stafi dhe të tërheq skuadrën deri sa të largohesin ato banderola.

Është dashur futbollistët së pari të reagojnë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

del ne shitje audi quattro e rralle e vitit 1985 670c31ae48894
Story i mëparshëm

Del në shitje Audi Quattro e rrallë e vitit 1985

mpb paralajmeron prezence policore neper shkolla 670c343f833b7
Story i radhës

MPB paralajmëron prezencë policore nëpër shkolla

Të fundit nga

ShkoLartë