Dodiku shkon në Prokurori, fyen nga makina gazetarë, u nxjerr gishtin e mesëm

March 22, 2022
1 minut lexim

Lideri i serbëve të Bosnjë e Hercegovinës edhe një herë ka demonstruar vulgaritetin dhe sjelljen e papranueshme, shkruan klix.ba.

Me rastin e arritjes së sotme në Prokurori të BeH, Millorad Dodik ka treguar gishtin e mesëm ekipeve të gazetarëve nga dritarja e makinës zyrtare.

Nuk mund të vlerësohet se kujt i është drejtuar me atë gjest, duke marrë parasysh se të pranishëm ishte një numër i madh i ekipeve të gazetarëve, por me siguri mund të konstatojmë se me këtë veprim ai ka dalë edhe nga kufijtë të sjelljeve të tij, me të cilat tashmë jemi mësuar, shkruan portali boshnjak.

Dodik sot do të deklarohet në Prokurori të BeH në lidhje me blerjen e një vile në Dedinje, lagjen ekskluzive të Beogradit.

Më herët ai ka deklaruar se kjo lëndë është nisur “për arsye politike” në mënyrë që të “largohet vëmendja nga ngjarjet në federatën e BeH, ku nuk është arritur të merret vesh për Ligjin e Zgjedhjeve”./Express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

DAP në aksion, mbyllen një numër i madh i marketeve “KAM”

Story i radhës

Ditës botërore të ujit, Nuredini: Qasja te uji e drejtë themelore e njeriut

Të fundit nga

ShkoLartë