Do vetëm Barcelonën

Sipas raporteve nga Daily Star, Erling Haaland do të merrte kohë për vendimin në lidhje me të ardhmen e tij për t’i dhënë Barcelonës mundësinë për të mbledhur rreth 300 milionë euro të nevojshme për ta sjellë atë në Camp Nou.

Destinacioni i tij i preferuar, në fakt, do të ishte Katalonja, pavarësisht se ka shumë top klube evropiane për të, mbi të gjitha Real Madrid dhe Manchester City, por edhe PSG që do të dëshironte që ai t’i bashkohej skuadrës në rast se Mbappe largohet nga Parisi.

Në ato 300 milionë janë përfshirë jo vetëm çmimi i transferimit, por edhe komisionet dhe paga.

Në fund të sezonit, klauzola do të aktivizohet

Në fund të sezonit lojtari do të mund të largohet nga Borussia Dortmund në rast se një klub paguan 75 milionët e klauzolës së lirimit që do të aktivizohet në qershor.

Shumë klube evropiane, duke filluar nga Reali, mund ta paguajnë atë shumë. Edhe Barcelona, pavarësisht borxhit monstruoz.

Sipas Terry Gibson, ish-sulmuesi i Man United, kjo do të thotë se katalanasit mund të përballojnë edhe blerjen e sulmuesit norvegjez.

“Ata do të gjejnë paratë. Ata gjithmonë gjejnë mënyra për të rritur të ardhurat. Ata sapo hynë në një marrëveshje të re të madhe sponsorizimi të bluzave, e cila do të jetë më e larta në botë. Ata do të jenë atje 100% ” tha Gibson.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moderatori i njohur bën parashikimin për finalen e BBV, jep emrin surprizë: Ja cilët do jenë finalistët

Story i radhës

Policia bën namin, në 1 javë 171 të arrestuar

Të fundit nga