Do t’i paguaja 200 milionë euro për Salah

min lexim

Francesco Totti e ka lavdëruar ishte shokun e tij të skuadrës të Roma, Mohamed Salah, duke thënë së ylli i Liverpool është njëri nga 10 lojtarët më të mirë në botë.

Salah kaloi dy vite me Giallorossi në fillim të karrierës së tij, nga vitit 2015 deri më 2017. Gjatë kohës së tij në Itali, egjiptiani shënoi 34 gola dhe bëri 22 asiste në 83 paraqitje, duke u transferuar në Liverpool për 42 milionë euro në korrik të vitit 2017, ku arriti që të jetë njëri prej lojtarëve më të mirë në Botë dhe Premier Ligë.

Duke folur për TV Egjipti, Totti ka theksuar lidhjet e tij të fuqishme që ka me Salah dhe si ylli i Liverpool është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

“Salah është njëri prej 10 futbollistëve më të mirë në botë dhe kam një marrëdhënie miqësore me të që tejkalon futbollin. Messi dhe Ronaldo ende mbesin më të mirët. Por, ata janë dy lojtarë të ndryshëm, Messi është më shumë teknik, Ronaldo është më shumë lojtarë skuadre”.

Legjenda e Romës ka shprehur edhe konfuzionin e tij për çmimin individual, Topi i Artë.

“Sinqerisht, në 30 vite të karrierës sime kurrë nuk e kam kuptuar së si fitohet Topi i Artë, a është ai një çmim individual apo një çmim për skuadrën”.

Ai ka thënë së Salah vlen qindra milionë euro, edhe për shkak të talentit të tij por edhe disiplinës në punë.

“Salah para se të jetë një lojtar i madh, është një djalosh i jashtëzakonshëm, i ndershëm, i qetë dhe gjithmonë i gatshëm. Me ne pati ai pati një sezon të madh, e kam ditur që nëse ai shkon në një skuadër si Liverpool ai do të jetë shumë më i fortë”.

“Nëse do të isha president i ndonjë skuadre pa hezitim do të paguaja 200 milionë euro për të.

Në fund, Totti ka treguar se sa privat ishte Salah gjatë kohës së tij në Romë.

“Ne nuk kemi shumë tregime së bashku, ai bënte një jetë të tijën. Ai stërvitej dhe pas kësaj shkonte në shtëpi të gruaja e tij”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja si flota ruse e bllokoi Adriatikun

Story i radhës

Kontingjenti bullgar dërgohet në operacionin ushtarak ‘Althea’ të BE-së

Të fundit nga