“Do t’i fitojmë të treja bashkitë”, Vangjel Dule: Duhet t’i provojmë Edi Ramës se është minorancë, qëndron abuzivisht në pushtet!

min lexim

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, është shprehur se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të fitojnë në të treja bashkitë ku sipas tij ka minoritet grek.

Komentet Dule i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se opozita duhet t’i provojë kryeministrit Edi Rama se ai është minorancë dhe qëndron abuzivisht në pushtet.

Ai shtoi se opozitës nuk do t’i falej nuk do të maksimizonin përpjekjet për ta nxjerrë në pah këtë realitet.

“Nuk është hera e parë që ne si PBDNJ kemi bashkëpunuar me PD-në. Ne si parti kemi ndjekur një linjë të ndryshme nga partitë e tjera. Sa herë kemi bashkëpunuar me parti të ndryshme, ne nuk kemi marrë pjesë vetë në qeveri. Kjo ka bërë që ministrat e vendosur prej nesh në qeveri, kanë pasur afrimitet më shumë me kryeministrin sesa me partinë që i vendosi atje.

Sistemi nuk i jep mundësi partive politike që të kenë atë përfaqësi në Parlament që kanë në elektorat. Vendi ynë nuk ka vuajtur asnjëherë nga fragmentarizimi i qeverisjes, por nga qeveri shumë të forta. PBDNJ ka përballë struktura të caktuara shtetërore që në një situatë normale nuk kanë lidhje me proceset zgjedhore. Ne në ndryshim nga zoti Shehi, duke pasur ato veçoritë nga partitë e tjera, në kishim fjalën e parë për kandidatët në 3 bashki dhe kjo na lidhi me koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Duhet të jepet mesazhi se në çdo bashki duhet t’i provojmë zotit Rama se është minorancë dhe abuzivisht vijon të qëndrojë në pushtet. Kjo është sfida. Nuk do të na falet nëse nuk do ta maksimizojmë përpjekjet për këtë realitet. Ne do t’i fitojmë të treja bashkitë. Nëse merrni parasysh opinionin e Ballës për Himarën, unë mund të flas për zgjedhjet në Kaliforni”, u shpreh Dule.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Napoli gjen te Roma zëvendësuesin e Osimhen

Story i radhës

Foto hot në Instagram, modelja interiste feston fitoren ndaj Juventusit

Të fundit nga