Do të rrënohet stadiumi në Indonezi ku humbën jetën shumë njerëz

Do të rrënohet dhe pastaj do të ndërtohet stadium i ri në Indonezi, aty ku mbi 130 njerëz vdiqën gjatë ndeshjes së Premierligës Indoneziane midis Arema FC dhe Persebaya Surabayana.

Ai i cili ka folur për këtë plan ka qenë presidenti indonezian, Joko Widodo. 

“Ne do ta shkatërrojmë stadiumi Kanjuruhan në Malang dhe do ta rindërtojmë sipas standardeve të FIFA-s. Ne kemi rënë dakord ta transformojmë tërësisht futbollin indonezian. Çdo aspekt i përgatitjes duhet të bazohet në standardet e FIFA-s”, ka thënë ai. 

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ishte zotuar ta ndihmojë Federatën e Futbollit të Indonezisë pas asaj që kishte ndodhur. 

“Indonezia është një vend futbolli. Futbolli është pasion këtu. Indonezianët e duan futbollin. Kështu që kur shikojnë futboll në stadium, duhet të jenë të sigurt”, kishte thënë i pari i FIFA-s. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nëse doni të kurseni para, atëherë ndaloni së bleri këto gjëra “të panevojshme”

Story i radhës

Dëshmia që çoi në pranga Martina Pajollarin

Të fundit nga