“Do të ndërmerren hapa diplomatik” – reagimet e ashpra që kishte shkaktuar arrestimi i shtetasit rus në Kosovë

March 2, 2024
min lexim

Arrestimi i Mikhail Krasnoshchenkov, zyrtarit të UNMIK-ut në Kosovë, në maj të vitit 2019 kishte ngjallur reagime të ashpra në arenën ndërkombëtare, por pasojat po i vuajnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës tek pas pesë viteve.

Mikhail Krasnoshchenkov ishte arrestuar më 31 maj të vitit 2019 pas një askioni të Policisë së Kosovës në veri të vendit, mirëpo i njëjti ishte liruar më vonë për shkak të imunitetit të tij diplomatik.

Arrestimi i tij kishte ngjallur reagime të ashpra në arenën ndërkombëtare, me misionin e OKB-së që kishte ‘kërcënuar’ me hapa të tjerë diplomatike dhe juridike në nivel vendas dhe ndërkombëtar ndaj Kosovës.

I pyetur në një konferencën për shtyp, zëvendëszëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, konfirmoi se njëri nga punonjësit e UNMIK-ut të arrestuar në Kosovë është i nacionalitetit rus, kurse tjetri i nacionalitetit kosovar. Haq tha se të dhëna për trajtimin e dy të arrestuarve nga policia do të jepen më vonë. Ai paralajmëroi se nëse stafi i OKB-së në Kosovë do të preket më tej, do të ndërmerren hapa të tjerë diplomatike dhe juridike në nivel vendas dhe ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar një hetim ndërkombëtar për rolin e zyrtarit rus në Kosovë, që sipas deklaratave nga ekzekutivi thuhej se ai ishte agjent i Rusisë.

“Kosova shpreh shqetësimin e saj të thellë që një anëtar i stafit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka përkrahur grupe kundër operacionit policor dhe kundër vullnetit për të vendosur sundim të rendit dhe ligjit…..Presin që Kombet e Bashkuara ta nisin një hetim të hollësishëm, të pavarur dhe profesional për përfshirjen e anëtarit të stafit të tyre në atë që ishte në rend të parë dëmtim i imazhit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe jo vetëm. Qeveria e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë në një hetim të tillë të Kombeve të Bashkuara dhe do t’ia ofrojë të gjitha informatat dhe dëshmitë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork”, thuhej në letrën e MPJ-së.

Pas krisjes së marrëdhënieve mes Kosovës e UNMIK-ut, kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj, kishte marrë vendim për shpalljen e Krasnoshchenkov si person “non grata”.

Lidhur me këtë vendim kishte reaguar edhe Rusia, të cilët e kishin cilësuar si “shpërthim ekstremist” i Kosovës dhe si përpjekje për të goditur Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, çështja rreth zyrtarit rus të UNMIK-ut ende s’ka marrë epilog.

“Ky shpërthim ekstremist i Prishtinës e vazhdon politikën provokuese të Kosovës, e cila e ka për qëllim dëbimin nga krahina të misionit që e vlerëson në mënyrë objektive situatën në terren. Kjo do të shkaktojë goditje, jo vetëm për këtë ekspert konkret nga Rusia, por edhe për autoritetin e organizatës ndërkombëtare të OKB-së në tërësi”, kishte thënë Zakharova.

I gjithë ky veprim nuk është lënë në harresë të Rusisë.

Sipas raportimit të Paparacit sot, Rusia ka shpallë urdhërarrest në Interpol për tre zyrtarë të Policisë së Kosovës lidhur me arrestimin e Mikhail Krasnoshchenkov në maj të vitit 2019.

Sipas burimeve të Paparacit, në listën e Interpolit janë futur shefi i njësitit elitar të Policisë së Kosovës, ‘FIT’, Alban Jetullahu, shefi i ‘RSU’, Besart Ahmeti, si dhe një zyrtar tjetër i Policisë së Kosovës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksidenti tragjik në Kërçovë/ Viktima aktivist i LSDM-së, bashkëpartiakët të tronditur!

Story i radhës

Mblodhën nënshkrimet, zyrtarizohen pesë kandidatë për president të Maqedonisë

Të fundit nga

ShkoLartë