do te gjejme nje menyre jorginho le te kuptohet se lojtaret do te paguajne vete fluturimin per ne middlesbrough 6234406963295

“Do të gjejmë një mënyrë”, Jorginho lë të kuptohet se lojtarët do të paguajnë vetë fluturimin për në Middlesbrough

March 18, 2022
1 minut lexim

Mesfushori i Chelseat, Jorginho ka lënë të kuptohet se lojtarët do të fluturojnë me mjete të veta për në Teesside për ndeshjen e tyre në FA Cup në Middlesbrough.

Kufizimet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar e pengojnë klubin londinez të blejë bileta aeroplani për ndeshjen e tyre në Middlesbrough në kuadër të FA Cup.

Është një udhëtim 470 kilometra nga Londra, por Jorginho ka lënë të kuptohet se lojtarët janë gati të paguajnë vetë rrugën e tyre.

“Do të bëjmë diçka; sinqerisht, nuk mendoj se do të shkojmë me autobus”, ka thënë fillimisht Jorginho për Sky Italia.

“Ne po organizojmë diçka, duhet ta bëjmë. Nëse duhet të bëjmë një përpjekje për të mirën e të gjithëve, ne do ta bëjmë atë”.

“Një udhëtim gjashtë-orësh me autobus para një loje nuk është ideal. Duke qenë se kemi mundësi, mund të gjejmë një zgjidhje tjetër”.

“Ne do të gjejmë një mënyrë”, përfundoi mesfushori i Bluve.

Ndryshe, para disa ditësh edhe Kai Havertz deklaroi se do ta paguajnë vet aeroplanin për në Lille, ku luajtën ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

aksident i rende me 9 viktima ne timon ishte nje 13 vjecar 6234406420f98
Story i mëparshëm

Aksident i rëndë me 9 viktima, në timon ishte një 13-vjeçar

e dashura ukrainase erdhi ne shqiperi nje jave para luftes i riu shqiptar i kam kerkuar familjes se saj te vije ketu 6234406bd6785
Story i radhës

E dashura ukrainase erdhi në Shqipëri një javë para luftës, i riu shqiptar: I kam kërkuar familjes së saj të vijë këtu

Të fundit nga

​Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij
ShkoLartë