Aksident i rëndë me 9 viktima, në timon ishte një 13-vjeçar

Një aksident tronditës automobilistik ka ndodhur të enjten në Teksas të SHBA-ve, ku kanë humbur jetën nëntë persona.

Një kamion i drejtuar nga një djalë 13-vjeçar u përplas kokë më kokë me një furgon që transportonte lojtarët e kolegjit që ktheheshin nga New Mexico.

Sipas hetimeve kamioni ka hyrë në drejtim të kundërt të qarkullimit dhe është përplasur me furgonin, për pasojë ka rënë zjarri. Dy personat që ndodheshin në kamion, një 38-vjeçar dhe 13-vjeçari që ishte në timon kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu ndërruan jetë 7 pasagjerët që ndodheshin në furgon, 6 lojtarë golfi dhe trajneri i tyre, ndërsa 2 të tjerë kanë marrë plagë të rënda dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Në Teksas, një i mitur mund të fillojë kurs për drejtimin e makinës në moshën 14 vjeç, megjithatë, ata duhet të jenë të paktën 15 vjeç për të aplikuar për patentë. Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende arsyet se pse kamioni ka devijuar nga rruga, megjithatë provat tregojnë se po lëvizte me shpejtësi të madhe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Baton Haxhiu, spiun i Sllobodan Millosheviqit, patericë e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës

Story i radhës

“Do të gjejmë një mënyrë”, Jorginho lë të kuptohet se lojtarët do të paguajnë vetë fluturimin për në Middlesbrough

Të fundit nga