Cristiano Ronaldo do ta mbyllë sezonin pa ndonjë trofe për herë të parë pas 12 viteve.
Manchester United u eliminua nga 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve duke u mposhtur 1:0 në shtëpi nga Atletico Madridi, pasi kishin barazuar 1:1 në ndeshjen e parë në Spanjë.
Ekipi anglez tani janë jashtë garës në Premierligë, FA Cup dhe Carabao Cup, që nënkupton se s’do të fitojnë asnjë trofe në sezonin 2021/22.
Kjo është pozitë e pazakontë për Ronaldon, pasi që hera e fundit kur e përjetoi një sezon të tillë ishte që nga koha e parë e kaluar në Manchester United.
CR7 arriti mjaft trofe te Real Madridi, pastaj te Juventusi fitoi pesë trofe në tre vite.