Gjuha shqipe në uniformat e Policisë, Furkan Saliu: Premtimet e Grubit bëhen shumë shpejt realitet

Janë të rralla premtimet  që realizohen në kohë rekorde në Maqedoninë  e Veriut. Askush nuk do të kishte besuar, por edhe ka ende që nuk besojnë se disa punë po marrin drejtimin e duhur në kohë rekorde.

Sipas gazetarit më aktiv shqiptar në Maqedoni, një herit edhe kritikuesi më i madh i qeverisë, Furkan Saliu thotë se  disa punë kurrë merren seriozisht edhe bëhen.

Rasti i fundit është me dygjuhësinë në uniformat e Policisë, ku gazetari Saliu ka përshëndetur  premtimin e zv.kryeministrit të parë Artan Grubi se një premtim serioz i dhënë nga ai u bë realitet për pak kohë.

Prej se u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve me dhjetëra kronika i kemi be për mungesën e zbatimit. Se shqipja do te jetë në uniforma kemi marrë premtim prej Agim Nuhiut, Bujar Osmanit dhe shumë eksponentë tjerë të partisë në pushtet. Në janar te këtij viti, Grubi premtoi se kjo çështje do të hapet në Qeveri dhe do te përshpejtojnë punët. Kështu edhe ndodhi. Dmth kur punët merren me seriozitet, mund të bëhet. Tani me te njëjtin seriozitet duhet te përshpejtohen procedurat për tenderimin dhe blerjen e uniformave te reja sepse çështje më serioze se gjuha në uniformat e policisë për shqiptarët në MKD mendoj që nuk ka. Afati i dhënë në dekretin e Qeverisë është shumë, por me pak seriozitet kjo punë kryhet shpejt” ka shkruar Saliu

Zv.kryeministri praë Grubi mbahet mend edhe për zgjidhjen e problemit të  hekurudhës  në Llopatë e Ramanli të Kumanovës që u zgjidh brenda disa ditëve, problem i cili datonte me vite ku kishte marrë edhe jetë njerëzish, por ajo tani më mbetet një problem i së kaluarës.

Nga ana tejtër, Zv/kryeministri i parë Artan Grubi edhe në anketat  fundit thuhet se është ministri më aktiv dhe më punëtorë. Së fundmi ai vazhdon me projektin gjigand atë të korridorit 8 një premtim i BDI-së që pritet të bëhet realitet ku do të lidhen shqiptarët  me një autostradë moderne.

Story i mëparshëm

Wirtz ka çmendur botën e futbollit, por tani…

Story i radhës

Do ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe

Të fundit nga