“Do puthja Nitën”/ Luizi habit me deklaratën e tij për vajzat e BBVA

March 12, 2023
1 minut lexim

Djemtë e “Big Brother VIP2” kanë pasur mbrëmë një darkë dedikuar vetëm për ata. Jashtë ishte shtruar tavolina me ushqimet që kishin kërkuar si dhe nuk mungoi as loja me pyetje dhe dënime.

Ata e morën shumë seriozisht lojën dhe iu përgjigjen thuajse të gjitha pyetjeve pikante të realizuara nga Vëllai i Madh.

“Zgjidh tre nga vajzat e shtëpisë, kë do martoje, kë do puthje dhe kë do eliminoje”, ishte një nga pyetjet e shumta. Nëse nuk përgjigjeshin dënimi ishte ‘shko e puth një vajzë në buzë’.

Duke qenë se Luiz Ejlli i lexonte të gjitha pyetjet, ai edhe përgjigjej i pari. Këngëtari pa u menduar shumë tha:

“Do martoja Kiarën, do puthja Nitën dhe do eliminoja Antonetën”.

Gjatë kësaj loje, Luizi tregoi edhe kur ka kryer për herë të fundit marrëdhënie seksuale dhe ishte 4 ditë para se të hynte në BB VIP. Gjithashtu u shpreh se ka pasur fantazi seksuale për partneren e tij, Kiara Tito.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tragjedia godet sërish: Burri vret gruan dhe tre vajzat e tij, më pas veten

Story i radhës

Maestro i bashkohet trendit të fundit, bën ndryshimin e papritur në pamje

Të fundit nga

ShkoLartë