Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se i japin prioritet Tregut të Përbashkët Rajonal kur u pyet për iniciativën rajonale të Open Balkan.
Scholz tha se Procesi i Berlinit është forumi që i çon në BE vendet e Ballkanit Perëndimor raporton Gazeta Express.
Ministrja Haxhiu në Speciale – MD i tregon me emra figurat e UÇK’së që do …
“Sa i përket Open Balkan, dua ta them të qartë se ne prioritet të madh i japim Tregut të Përbashkët Rajonal që mendojmë se duhet të përparojë dhe çështjet brenda tij mund të realizohen dhe të çohen përpara”, tha ai.
Tutje kancelari Scholz tha se shtete që duan të anëtarësohen në BE duhet t’i ndjekin rregullat e lirisë së lëvizjes.
“Të gjithë duan të shkojnë në BE atje edhe ashtu ekzistojnë dhe janë të vlefshme rregullat e lirisë së lëvizjes dhe kushdo që dëshiron t’i bashkohet BE-së duhet t’i ndjek ato”, u shpreh Scholz.