Djemtë duhet të vishen si vajza e vajzat si djem/ Aktivitet degjenerues në një shkollë fillore në Shkup

December 24, 2022
1 minut lexim

Shkup, 24 dhjetor – Koalicioni për mbrojtje të fëmijëve mëson se nxënësit e klasës së gjashtë dhe të nëntë në shkollën “Luben Llape” në komunën e Aerodromit, javën e ardhshme do të duhet të vishen si gjinia e kundërt. Ata gjithashtu duhet të veshin edhe diçka që nuk do ta vishnin asnjëherë, pastaj duhet të vishen si ndonjë karakter i animuar, me ndonjë kostum formal si dhe me kapela e syze qesharake, informon Zhurnal.

 

Urdhërin apo propozimin për veshje të tillë e ka dhënë drejtoresha e shkollës, ndërsa kujdestaret i kanë përcjellë këto mesazhe nëpër viber grupet ku janë prindërit.

Gjatë gjithë kësaj jave fëmijët duhet të vishen me pesë kostume të ndryshme, ndërsa të mërkurën duhet të vishen si gjinia e kundërt, pra vajzat si djem e djemtë si vajza.

Ky kodeks ka shkaktuar revolt të madh te numri më i madh i prindërve. Ata ankohen se sipas cilës agjendë dhe programi po shpërndahet propagandë e tillë. Disa prej tyre ankohen se vallë fëmijët e tyre janë mjet për tallje, vallë po i dërgojnë për edukim apo për degjenerim. Ata dyshojnë se shkollat nuk po e kryejnë detyrën e tyre ndërsa fëmijëve po u jepen aktivitete pa lejen e prindërve./Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bujar Kapexhiu për aksionin opozitar: Partia s’është as godina dhe as logo, por…

Story i radhës

Alternativa zhvillon takim me strukturat në Dibër

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë