djegia e kontejnereve rrezikon zonat urbane zjarrfikesit apelojne per kujdes me djegien e mbeturinave 6207b5d8198e9

Djegia e kontejnerëve rrezikon zonat urbane, zjarrfikësit apelojnë për kujdes me djegien e mbeturinave

February 12, 2022
1 minut lexim
Zjarrfikes Kontejner 780x470 1

Një thirrje në numrin 193 nxori ekipin emergjent të zjarrfikësve në terren. Alarmi se ka rënë zjarr në qendër të Shkupit mobilizoi ekipin kujdestar për të arritur sa më parë në lokacionin që kërkojnë ndihmë, shkruan Alsat.

Por, në mes të ndërtesave duhet se zjarri ka shpërthyer në kontejnerët nëntokësor të mbeturinave. Deri sa erdhën zjarrfikësit banorët e zonës u përpoqën ta shuajnë zjarrin me mjete rrethanore për të shmangur dëmet e mëdha. Kësaj here ishin me fat. Intervenimi i autoriteteve ishte brenda 10 minutave.

“Pamë tym dhe ishim të parët që intervenuam sepse edhe ne këtu i hedhim mbeturinat. Nga çfarë është ndezur nuk e dimë sepse këtu gjithçka hidhet. Morëm zorrën për ta fikur me ujë, nuk arritëm dhe erdhën zjarrfikësit dhe i ndërmorën masat. Poshtë ka me tonelatë mbeturina, nëse ndizen gjitha do të bëjnë problem të madh”, tha Daniel Arsov, qytetar.

Nga brigadat e zjarrfikësve apelojnë që qytetarët të jenë më të vëmendshëm për të shmangur zjarret me apo pa qëllim të mbeturinave, nga që në vendbanime të dendura rrezikojnë edhe djegien e banesave.

“Intervenuam pas marrjes së informacionit se ka është ndezur një kontejner, sigurisht nga pakujdesia që ka hedhur dikush ndonjë bisht cigareje apo prush të zgarës. Për fat të keq kjo ndodh çdo ditë, kontejnerët në Shkup çdo ditë ndizen. Ekziston rreziku të përhapen flakët, kemi pasur raste nga hidrantët nën tokë ku ka pasur të parkuar edhe automjete dhe nga zjarri janë djegur ato duke shkaktuar dëme të mëdha”, deklaroi Sasho Georgievski, Zjarrfikës.

Vetëm në territorin e kryeqytetit gjatë vitit 2021 ka pasur 1,470 intervenime për shuarje të zjarrit. Nga drejtoria thanë se 10% e këtyre intervenimeve kanë qenë për djegie të kontejnerëve. Sipas tyre, jo çdo herë kalohet me dëme të vogla nga që shpesh janë djegur makina të parkuara rreth kontejnerëve. /Alsat.mk

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

d181d0bad0bed0bfd198d0b5 d0b5 d0b1d0b0d0bad0bdd0b5d0b6 d0bdd0b0 d0bad0bbd183d0bfd0b0 d0bfd0bed0bad180d0b0d198 d0bad0b5d198 6207b4e257dc7
Story i mëparshëm

Скопје е …бакнеж на клупа покрај кеј

neser tre vjet nga aksidenti tragjik ne llaskarce 6207b8a28dab0
Story i radhës

Nesër, tre vjet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë!

Të fundit nga

ShkoLartë