djali i legjendes nokautohet keq 6282332dce184

Djali i legjendës nokautohet keq

May 16, 2022
1 minut lexim

Evan Holyfield, djali i legjendës së boksit Evander Holyfield, ka pësuar humbjen e parë në karrierën e tij si boksier profesionist. Ai humbi me “KO” ndaj Jurmain McDonald, duel i vlefshëm për “Triller Fight Club”, zhvilluar në Kaliforni.

I riu 24-vjeçar përfundoi në tapet në raundin e dytë pas një të djathte të fortë që mori nga rivali i tij, duke pësuar humbjen e parë pas 9 fitoresh radhazi. McDonald befasoi duke fituar këtë duel.

Ai është një elektriçist, që bokson “part time”.

Even Holyfield konsiderohej si favorit për ta fituar këtë duel, por zhgënjeu në ring. Goditja që mori çoroditi boksierin e ri amerikan, që ra me fytyrë në tapet. Ai donte ta vazhdonte sfidën, por gjyqtari vendosi ta ndalë atë, duke e kundërshtuar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

deri kur 6282331e45782
Story i mëparshëm

Deri kur…?

aeroplan mushkonja
Story i radhës

Qyteti i Shkupit do realizoj spërkatjen e dytë kundër mushkonjave

Të fundit nga

ShkoLartë