Djali i John Lennon, këndon për herë të parë në mbështetje të Ukrainës

April 12, 2022
1 minut lexim

Hiti i John Lennon, publikuar në vitin 1971 “Imagine” kujtohet shpesh në kohë lufte ose konflikti, me tekstet e tij që bëjnë thirrje për unitet dhe paqe. Por ishte lufta në Ukrainë që më në fund bëri djalin e Lennon-it, Julian, ta këndonte melodinë për herë të parë.

Julian Lennon shkroi në një shënim në YouTube se i kishte rezistuar për vite me radhë tundimit për të kënduar këngën e kohës së Luftës së Vietnamit. “E vetmja herë që do e mendoja të këndoja ‘Imagine’ do të ishte nëse do vinte ‘Fundi i Botës’,” tha ai.

Por lufta në Ukrainë është “një tragjedi e paimagjinueshme”, shkroi ai, dhe “si njeri dhe si artist, u ndjeva i detyruar të përgjigjesha në mënyrën më domethënëse që munda”.

Koveri i tij ishte në mbështetje të përpjekjes për mbledhjen e fondeve #StandUpForUkraine, e cila u organizua nga organizata jofitimprurëse Global Citizen.

Julian Lennon, karriera e të cilit si muzikant filloi në 1984 me publikimin e albumit të tij “Valotte”, shkroi se ai zgjodhi këngën pjesërisht sepse teksti i saj “pasqyron dëshirën tonë kolektive për paqe në mbarë botën. Sepse brenda kësaj kënge, ne transportohemi në një hapësirë, ku dashuria dhe bashkimi bëhen realiteti ynë, qoftë edhe vetëm për një moment në kohë.”

Lennon shkroi se kënga “pasqyron dritën në fund të tunelit, për të cilën të gjithë po shpresojmë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Real Madrid – Chelsea, formacionet e mundshme

Story i radhës

Në një studio kërcimi, gratë ukrainase po mësojnë vetëmbrojtjen

Të fundit nga

ShkoLartë