Dj Sardi ka qenë i ftuar së fundmi në programin “Ditë pas dite”, ku ka folur për jetën e tij personale. Ai ka treguar se të qenit baba nuk e ka penguar aspak nga puna e tij si DJ.
“Të qenit baba nuk më ka penguar të tërhiqem nga jeta e natës pasi është mami i Zais, Jonisa që më mbështet dhe ka marrë sakrificën të kujdeset për të gjatë kohës që unë punoj. E falenderoj shumë sepse më ka shtyrë më shumë në rrugëtimin tim me suportin e saj që të jem pjesë e koncerteve apo eventeve të rëndësishëm sa i përket karrierës sime”.
Më pas, ai u ndal edhe të përzgjedhja e emrit për fëmijën e tij.
“Kishim disa emra në fakt por Zais na e sygjeroi shoqja e ngushtë e mamasë dhe Denzel e zgjodhi Alesio i cili donte të ishte edhe “nuni” i tij. Na pëlqenin të dy dhe nuk i ndanim dot, kështuqë zgjodhëm ti mbante të dy. Ai mund të zgjedhi kë të dojë pastaj. Njërin mund ta mbajë si emër artistik. Zais po më pa mua nuk do të shkojë tek askush tjetër, kemi një lidhje shumë speciale”.
Por a do t’i krijojë ai një këngë djalit të tij?
“Ende nuk kam krijuar një këngë për të por sigurisht që do ta bëj. Ashtu si babai im ka bërë një këngë për mua edhe unë dua t’ja dedikoj një këngë djalit tim”.