Dizhoni që rriti dy futbollistët model – Mevlani me fjalët më të mira për Fetain e Kombëtares

min lexim


Mevlan Adili është kthyer në fillet e tija. Në një intervistë për “Pastel” në TV21 ka kujtuar me nostalgji, por me krenarinë më të madhe se si nga një lagje siç është Dizhoni, ku nuk ka as fushë të sportit, arriti të zhvillohet si futbollist profesionist dhe të luajë në ekipet më të mëdha botërore.


Por në këtë lagje është rritur edhe Feta Fetai, i cili për momentin po zhvillon karrierën në Kroaci e kurse tashmë është bërë pjesë edhe e kombëtares që krenon çdo shqiptar – Kombëtares Shqiptare.

Mevlani thotë se ai dhe Fetai duhet të jenë motiv për shumë të rinj të Dizhonit dhe Çairit në përgjithësi, që kur dëshiron diçka, duhet të mundohesh, sepse siç thotë, “mundi shpërblehet”.


Ka kujtuar edhe trajnerin e parë të tij, Adnan Sulejmanin me këshillën që siç thotë, e udhëheqë gjithë jetës “Se të gjithë ndoshta nuk mund të bëhen futbollist, por njeri i mirë mund të bëhen të gjithë”.

E pati ëndërr fëmijërore të debutojë për ish Slloga Jugomagnatin, tash FC Shkupin por thotë se fanella e FC Shkëndijës i jep kënaqësi të brendshme.


Mevlani kujtoi edhe periudhën më të vështirë të tij – kur ndaloi të luajë futboll dhe nisi të punojë në kafene.

Dhe pas gjithë triumfit të tij në futboll, ai ende e “gjykon” veten për sherret që i ka bërë si fëmijë dhe për të cilat iu kërkon falje prindërve të mi.]

“Uroj t’ua kthej në pleqëri, atëherë kur ata do të kenë nevojë për kujdes nga unë”, tha Adili.

Synim siç thotë, është që ta ndërrojë imazhin për lagjen ku është rritur. T’i dëshmojë botës se Dizhoni ka edhe njerëz të suksesshëm.

“Suksesin nuk ta përcakton vendi ku lind, por pasioni dhe vullneti”, porositi Mevlani./TV21

Dhe sigurisht, me Mevlanin nuk kishte se si mos të pajtohet as Fetai i cili nuk kurseu as “liket” në intervistën e tij.



Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Cesena kërkon 15 milionë euro për lojtarin shqiptar

Story i radhës

Belind Këlliçi rrëfen bisedën me Donald Trump: E vura në dijeni për keqpërdorimin e sistemit të drejtësisë!

Të fundit nga