Ditët e Letërsisë Suedeze: U promovuan shtatë vepra të përkthyera në shqip

November 2, 2022
1 minut lexim

Me promovimin e shtatë veprave të autorëve suedesë në gjuhën shqipe, që i sjell Shtëpia Botuese “Shkupi”, filluan Ditët e Letërsisë Suedeze në Shkup.

Promovimi i veprave u bë në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Komunës së Tetovës dhe për to folën shkrimtarët dhe publicistët Riza Sheqiri, Sokol Demaku dhe botuesi Azam Dauti, ndërkaq për një vepër nga historia shqiptare botuar në gjuhën suedishte, foli shkrimtari Hamit Gërguri.

Manifestimin që mbahet si bashkëpunim midis SHB “Shkupi”, Shoqatës Kultuore të Shqiptare “Migjeni” nga Borasi i Suedisë me mbështetje të institucioneve kulturore suedeze dhe komunës së Çairit, e përshëndetën edhe kryetari i komunës, Visar Ganiu dhe ambasadorja e Suedisë në Maqedoni, Ami Larson Xhejn.

Manifestimi vazhdon sot dhe nesër me aktivitete të tjera, ku janë përfshirë leximet poetike në Gjimnazin “Zef Lush Marku” dhe Shkollën Fillore “Adem Jashari”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dënimet plotësuese për veprat penale të dhunimit dhe dhunës në familje

Story i radhës

Taravari takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë