Ditës botërore të ujit, Nuredini: Qasja te uji e drejtë themelore e njeriut

March 22, 2022
1 minut lexim

Qasja deri te uji është e drejtë themelore e njeriut prandaj e kemi obligimi që tu sigurojmë ujë të gjith qytetarëve. Kështu deklaroi minsitri i ambientit Naser Nuredini, me rastin e Ditës botërore të ujit, duke përkujtuar se miliarda njerëz në botë jetojnë pa qasje deri te uji i sigurt për pije.

“Ashtu siç planeti përshtatet në ndryshimet klimatike dhe rritjen e popullsisë është I pa shmangshëm fakti se ujrat nëntoksore do të kenë rol gjithnjë e më të amdh në sigurimin e kërkesës në rritje për ushqim dhe ujë për pije. Megjithate ky resurs elementar natyror po përballet me rreziqe serioze përfshi mbrojtjen jo adekuate dhe ndonjëherë humbjen e pa kthyeshme.”, tha Naser Nuredini, minsitër i ambientit.

Nuredini tha se minsitria një kohë të gjatë po punon në hulumtimin, grumbullimin e të dhënave, vendosjen e regjistrit të ujrave nëntoksorë, mbrotjen e burimeve, nëpëlrmjet vendopsjes së zonave mbrojtëse sanitare. Prioritet i minsitrisë së ambientit është vendosja e sistemeve furnizuese me ujë dhe siteme për ujrat fekale në çdo vendbanim për çka ndahen edhe shuma të konsiderueshme të mjeteve buxhetore tha minsitri Nuredini.

Holshtajn: Uji me të vërtetë është një resurs i shtrenjtë

Resurset e ujit duhet ruajtur pasi uji është jetë theksoi ambasadorja gjermane në Shkup.

“Uji me të vërtetë është një resurs i shtrenjtë, poashtu dua ta theksoj moton uji është jetë ndërsa Maqedonia është e pasur me ujra. Ne e dimë se me ndryshimet klimatike këto sfida do të rriten donjëher do ti kemi të mjaftueshme këto resurse ndonjëherë do të mungojnë.”, tha Anke Holshtajn, ambasadore e Gjermanisë në Shkup.

Pikërisht në Ditën Botërore të ujrave Minsiria e Ambientit zgjedhi ti promovojë rezultatet e realizimit të proektit për përpilimin e platforms digjitale të librit të Ujrave dhe metodologjinë e monitorimit të ujrave, të financuar nga ambasada britanike në Shkup, e menaxhuar nga Instituti për studime të komunikimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dodiku shkon në Prokurori, fyen nga makina gazetarë, u nxjerr gishtin e mesëm

Story i radhës

Meta uron besimtarët bektashianë: Pranvera dhe demokracia do të triumfojnë përherë!

Të fundit nga

ShkoLartë